• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI DHE DETAJET/ E kapi antidroga e Ankonës me 24 kg heroinë në makinë, kush është ish-polici shqiptar i arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI DHE DETAJET/ E kapi antidroga e Ankonës me 24 kg heroinë në makinë, kush është ish-polici shqiptar i arrestuar

23 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia italiane ka bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona një automjet brenda të cilit, pas kontrollit, u gjetën plot 24 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Me mjetin e drogës udhëtonte një 50-vjeçar që, sipas të dhënave të Policisë italiane, ishte një person i njohur për autoritetet shqiptare.

Ai është vënë menjëherë në pranga dhe është dërguar në paraburgim, por sipas të dhënave, ai ka mohuar që lënda narkotike të jetë e tij.

Policia e Shtetit nuk dha asnjë informacion në lidhje me këtë person, por Policia e Durrësit, në mënyrë konfidenciale, theksoi që dyshohej se bëhej fjalë për F. H., një emër i njohur vite më parë në Policinë e Shtetit, i cili ka qenë listuar në raportet e shërbimeve sekrete si i përfshirë në trafikun e drogës që në vitin 2016.

AKSIONI

Referuar të dhënave të mediave italiane, saktësohet se ishin 24 kg heroinë që u bllokuar në Portin e Ankonës në Italia. Policia ka vënë në pranga një ish-polic 50-vjeçar shqiptar, që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”. Ai u prangos ndërkohë që lënda ishte vendosur në dyshemenë e modifikuar të makinës.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga “Guardia di Finanza”, ku është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako. F. H. ka qenë një prej policëve të dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës gjatë vitit 2016 dhe emri i tij doli në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 nga SHISH, por asnjëherë nuk u hap ndonjë proces ndaj tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU JENI NJË TURP"/ Inatin ndaj Bullgarisë Rama ia nxjerr gazetares: Do ndërtojmë Evropën në vendin tonë
Previous article ALVISA NË NJË LIDHJE? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3 Aktualitet

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT