• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTINJERËT ME KOKAINË/ Antidroga shqiptare zbarkon në Ekuador. Që nga vrasja e Ergys Dashit, Guayaquili kap tonelata që thonë se iu përkasin…
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTINJERËT ME KOKAINË/ Antidroga shqiptare zbarkon në Ekuador. Që nga vrasja e Ergys Dashit, Guayaquili kap tonelata që thonë se iu përkasin…

21 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Që nga mbrëmja e vrasjes së Ergys Dashit, me 22 janar të këtij viti, e deri më sot policitë dhe hetuesit e disa vendeve të Amerikës Latine janë hedhur në “sulm” ndaj shqiptarëve të drogës.

Me të dhëna të shumta dhe me emra të njohur e të panjohur, mediat vendase kanë përcjellë për 6 muajsh fakte tronditëse të aktivitetit të shtetasve shqiptarë, kryesisht në Ekuador, Brazil, Venezuelë dhe në Peru, duke treguar jo vetëm bëmat e tyre, por edhe fuqinë që ata kanë në tregun vendas dhe duke siguruar rrugë të pastra drejt Europës, kryesisht porteve të Roterdamit dhe të Anverpit.

Ndërkohë që çdo ngarkesë që niset nga portet e këtyre shteteve iu adresohet shqiptarëve, autoritetet policore, kryesisht të Ekuadorit, kërkuan ndihmë nga ndërkombëtarët për të izoluar mafien shqiptare, që sipas tyre, ishin mjaft të rrezikshëm dhe gjakësorë.

Ndërkohë që kohëve të fundit është intensifikuar lufta ndaj grupeve të drogës që kanë pushtuar portin e Guayaquilit, Peruja ka lëshuar alarmin nga ana tjetër se ka identifikuar grupe të rrezikshme të trafikut të kokainës e që dyshon se i kanë ardhur nga Ekuadori. Por ndërkohë që në vendet latine shqiptarët kanë mundur të hyjnë deri në origjinën e kokainës, në vendin tonë prej vitesh porti i Durrësit mbushet me kokainë që vjen me ngarkesat e frutave ekzotike, mishit të pulës dhe vajit të palmave.

E për pasojë, për të kuptuar më shumë nga ky aktivitet në rritje i shqiptarëve të trafikut të drogës, mësohet se një grup oficerësh të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar për në Guayaquili, për të verifikuar të dhëna konkrete, ndërkohë që porti i Durrësit vijon të jetë një portë e sigurt për trafikun e lëndës së kushtueshme.

UDHËTIMI

Sipas të dhënave jozyrtare, bëhet me dije se efektivë të Policisë së Shtetit të sektorit të Antidrogës për disa ditë kanë qëndruar në Ekuador, në portin e Guayaquil, teksa kanë marrë informacione nga homologët e tyre atje në lidhje me grupet shqiptare që merren me trafikun e drogës. Burimet bëjnë më dijë se zyrtarët kanë marrë informacione në lidhje më sigurinë e portit, kontrollet që efektivë të Policisë së Ekuadorit kryejnë në zbulimin e kontejnerëve më drogë.

Ky takim disaditor ka ardhur në kuadër edhe të zbulimeve të kokainës në portin e Durrësit, ku në të gjitha rastet është zbuluar se gjithë porosia ka ardhur nga Ekuadori.

Bëhet fjalë vetëm për ato ngarkesa që janë kapur nga Policia, por në fakt janë regjistruar edhe shumë të tjera që kanë kaluar nëpër shtete të tjera. Një nga ngarkesat më të mëdha u zbulua në Kosovë, në një magazinë depozitimi mishi në Gjilan, kohë më parë, që kishte kaluar nga porti i Durrësit.

GRUPET E DROGËS NË EKUADOR

Janë identifikuar me dhjetëra emra të fuqishëm të botës së krimit që e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre kriminal në vendet e origjinës së kokainës. Të pozicionuar në një nga qytetet-port ndër më të mëdhenjtë në Amerikën e Jugut, shqiptarët kanë mundur të hyjnë deri te të zotët e mallit dhe ta bëjnë nisjen vetë në drejtim të Europës, kryesisht në Belgjikë dhe Holandë, por nuk përjashtohet as vendi i tyre, Shqipëria.

Sipas të dhënave të shumta që kanë pasuar vrasjen e bujshme të Ergys Dashit në një restorant të njohur në Guayaquili, janë mësuar shumë emra të rinj, të cilët nuk rezultojnë me rekorde kriminale në vendin tonë, ose ata vijojnë të operojnë me emra të tjerë, ose me mjete identifikimi të vjedhura apo të falsifikuara.

Rasti më i fundit i tillë vjen nga Brazili, i cili hodhi dritë mbi një trafikant me ermin Altin Drimadha, i cili jo vetëm ruhej me njerëz të armatosur, por madje kishte nisur 650 kg kokainë në drejtim të Lisbonës me një jaht studentësh të doktoraturës në Filozofi nga Australia.

Policitë e vendeve latine prej kohësh kanë nisur koordinimet me policitë e vendeveport në Europë, për të mësuar më shumë të dhëna në lidhje me grupet shqiptare, ndërkohë që nuk dihet ende se në çfarë faze është bashkëpunimi me autoritetet tona hetimore për një mori emrash dhe episodesh të ardhura dhe të njohura prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOJKOTI I SAMITIT TË LIDERËVE TË BE/ Berisha: Ky kërcënim i dy gangsterëve Vuçiç-Rama, si i urdhëruar nga Putin për të shënuar kthesën e Rajonit drejt…
Previous article NGA ARRATISJA DERI TEK PËRFSHIRJA ME BANDAT/ Rrëfehet “i tmerrshmi i Beratit”: Shteti më bëri atentat, mora informacion nga...

s.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT