• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA ËSHTË MË SHUMË SE SERIOZE”/ Lituania i përgjigjet kërcënimit rus: Ne s’po bëjmë asgjë, janë sanksionet europiane
Home
Nderkombetare

“SITUATA ËSHTË MË SHUMË SE SERIOZE”/ Lituania i përgjigjet kërcënimit rus: Ne s’po bëjmë asgjë, janë sanksionet europiane

20 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia paralajmëroi të hënën vendin anëtar të NATO-s, Lituaninë, se nëse nuk i rikthehet e drejta e tranzitit të mallrave drejt enklavës ruse Kaliningard, në Detin Baltik, atëherë Moska do të ndërmerrte masa të papërcaktuara për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ndërsa marrëdhëniet lindje-perëndim gjenden në pikën më të ulët të gjysmë shekullit të fundit që nga fillimi i sulmit të forcave ruse në Ukrainë më 24 shkurt, Vilniusi ndaloi tranzitin e mallrave ndaj të cilave ka vendosur sanksione Bashkimi Evropian, përmes territorit të Lituanisë drejt enklavës së Kaliningradit, duke përmendur rregullat për sanksionet e BE-së.

Ministria e jashtme e Rusisë thirri diplomatin më të lartë lituanez në Moskë për t’i dorëzuar një notë proteste, ndërsa Kremlini thotë se situata është përtej seriozes.

“Situata është më shumë se serioze”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov. “Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Është shkelje e gjithçkaje”.

Ministria e jashtme e Rusisë kërkoi që Vilniusi të zhbëjë atë që e konsideron një lëvizje “haptazi armiqësore”.

“Nëse nuk rikthehet nga Lituania në të ardhmen e afërt tranziti i kontejnerëve ndërmjet rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të Federatës Ruse, atëherë Rusia mund të shfrytëzojë të drejtën për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur interesat e saj kombëtare”, u shpreh ministria ruse.

Kaliningradi, dikur porti me emrin Koenigsberg dhe ish-kryeqytet i Prusisë lindore, u mor nga Ushtria e Kuqe në prill 1945 dhe u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Ky territor ndodhet mes vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

Lituania tha se thjesht po zbaton sanksionet e BE-së, të vendosura në kuadrin e disa masave për të ndëshkuar Presidentin Vladimir Putin për sulmin ndaj Ukrainës.

“Lituania nuk po bën asgjë; janë sanksionet evropiane që hynë në fuqi nga 17 qershori”, u tha gazetarëve në Luksemburg ministri i jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis.

“U veprua në konsultim me Komisionin Evropian dhe sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian”, tha zoti Landsbergis.

Kompania shtetërore e hekurudhave të Lituanisë njoftoi klientët e saj se nga 17 qershori, mallrat ndaj të cilave janë vendosur sanksione, si çeliku dhe hekuri, nuk do të lejoheshin të transportoheshin përmes Lituanisë, tha zoti Landsbergis.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se kishte biseduar me Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, i cili tha se Vilniusi po zbaton sanksionet e BE-së.

“Duhet të mbledhim qartësisht të gjitha faktet dhe pasojat, por siç nënvizoi Presidenti Nauseda, Lituania thjesht po zbaton sanksionet e BE-së”, tha zoti Dombrovskis.

“Pra, në këtë rast, vërtet, nëse është një zbatim i sanksioneve të BE-së, është e qartë se ne duhet të qëndrojmë me vendet tona anëtare që po i zbatojnë sanksionet”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksident i frikshëm pranë Kopshtit Botanik në Tiranë
Previous article "PATRIOTIZËM I RREMË..."/ Lubonja analizon mbledhjen e dy qeverive: Albin Kurti figurant në spektaklin e Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT