• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Nesër vij me Titon, përgatisni këto parrulla”/ Historiani publikon telegramin e Enver Hoxhës nga Beogradi
Home
Dossier

“Nesër vij me Titon, përgatisni këto parrulla”/ Historiani publikon telegramin e Enver Hoxhës nga Beogradi

18 January, 2018 Ina.Autor Dossier

Historiani dhe ish-kreu i arkivës në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar për herë të parë një telegram të dërguar nga Enver Hoxha gjatë një vizite të tij në Beograd.

Në këtë telegram diktatori informon se do të vijë së bashku me të në Shqipëri edhe Tito. Po ashtu ai iu shkruan drejtuesve të Byrose udhëzimet të cilat duhet të ndiqnin për një pritje sa më të mirë të tij.

Këtë dokument Dervishi e publikoi në profilin e tij në rrjetin social ‘facebook’.

Postimi i plotë:

946/Telegrami i diktatorit tonë nga Beogradi

Më 23 qershor – 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi Jugosllavinë. Në përfundim të vizitës, më 1 korrik 1946, pra disa orë para mbërritjes në Shqipëri, i dërgon një telegram zëvendësit të vet, Koçi Xoxe, të cilin e udhëzon për masat që duhet të marrë në këtë pritje. Hoxha ka tejkaluar se tepërmi detyrat komunale e bashkiake teksa porosit mënyrën e pritjes dhe parullat që duhen hedhur. Ja telegram i datës 1 korrik 1946:
“Nesër në mëngjes nisemi me aeroplan në ora 8. Organizoni një pritje e manifestim madhështor. Autoritetet më të larta, e qeveria të dalin për të na pritur në aerodrom. Populli të dalë me shumicë. Qyteti të zbukurohet me flamurët tanë e Jugosllavisë. Bëni çmos të punohet tërë natën që të bëni flamuj të Jugosllavisë e Shqipërisë e t’i mbajë populli në duar. Përgatitni mikrofona dhe megafona dhe unë do të flas shkurt gjatë manifestimit. Përgatitni parulla të shkruara dhe parulla që duhet të hidhen nga populli. Përveç parullave të tjera të zakonshme të ketë edhe parulla si “Rroftë marrëveshja midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë”, “Rroftë mareshali Tito”; parulla të shkruara “Tirana-Beogradi”, të thirret “Enver-Tito”, të bëhet parulla rreth ushtrisë sonë si dhe ushtrisë jugosllave: “Rroftë vëllazërimi i ushtrisë kombëtare shqiptare dhe i ushtrisë heroike jugosllave”, “Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë”. Sa më shumë parulla mbi miqësinë tonë me Jugosllavinë. Në aeroport të vinë automobilat më të mirë për të na marrë, veçanërisht të vinë ato që janë të hapura”.

Në faksimile e foto një pjesë e telegramit të nisur nga legata jonë në Beograd dhe një nga aktivitetet në sheshin “Skënderbej” ku dallohen parullat “Enver-Tito”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arta Marku me “dorë të hekurt”, zbulohen dy dosjet që ka në dorë kryeprokurorja e re
Previous article Real Madridi refuzon të nënshkruajë me Ibrahimovic, shkak agjenti Raiola

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT