Afro një muaj pas ardhjes në detyrë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, duket se ka vendosur të zhvillojë hetime intensive që kanë përbërë interes të lartë publik.
Më konkretisht bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan dhe për aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku humbën jetën 2 fëmijë në një aksident rrugor.
Hetime për dy akse rrugore dhe drejtorin e LSI-së
Afro një muaj pas ardhjes në detyrë, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, duket se ka vendosur të zhvillojë hetime intensive që kanë përbërë interes të lartë publik.
Më konkretisht bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan dhe për aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku humbën jetën 2 fëmijë në një aksident rrugor.
Dy prej dosjeve të para hetimore që po shqyrton këto ditë Prokuroria e Përgjithshme kanë të bëjnë pikërisht me akset rrugore që kanë përbërë problematikë të theksuar dhe interes të lartë publik.
Kur po mbushet një muaj nga dita kur prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, mori detyrën, mësohet se ajo ka urdhëruar hetime të plota dhe gjithpërfshirëse për 2 rrugë.
Më konkretisht bëhet fjalë për aksin Tiranë-Elbasan, rruga ende e pambyllur që momentalisht rezulton e dëmtuar në afërsi të tunelit, për shkak të rrëshkitjes së gurëve.
Sa i përket mirëmbajtjes, janë 84.6 milionë euro me TVSH tenderat që kanë fituar 3 firma ndërtimi për katër segmentet rrugore të vendit, ku përfshihet edhe rruga në fjalë.
Kostoja totale e projektit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (tre segmentet) me gjatësi 27 kilometra shkon në 335.2 milionë dollarë.
Më herët, ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Gjika, eksponent i LSI-së dhe për 2 drejtues të tjerë që menaxhonin punimet në këtë aks.
Hetime të tjera të thelluara po kryhen edhe për punimet në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku majin e vitit 2016 humbën jetën 2 fëmijë në një aksident rrugor.
Asokohe Prokuroria nisi hetimet për drejtuesit e Autoritetit Rrugor, ku përfshihej edhe Xhika, si përgjegjës për ngjarjen, pasi ishin hequr 2 barriera mbrojtëse, që u shërbenin 2 karburanteve./Gazeta Tema


