Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar shërim të shpejtë dy turistëve të cilët u aksidentuan pasditen e sotme në kanionet e Erzenit. Veliaj falenderoj dhe ekipin e emergjencave për shpëtimin dhe ndihmën e parë.
“Shërim të shpejtë dy të aksidentuarve në kanionet e Erzenit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!
Mirënjohje emergjencave civile të Bashkisë Tiranë për shpëtimin dhe ndihmën e parë, dhe shumë faleminderit Ogerta Manastirliu & Haki Çako për helikopterin e evakuimit”, shkruan Veliaj


