• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GAME OVER” NË LEZHË/ Policia shpall në kërkim dy biznesmenë, çfarë iu zbulua në lokal
Home
Aktualitet
Kronikë

“GAME OVER” NË LEZHË/ Policia shpall në kërkim dy biznesmenë, çfarë iu zbulua në lokal

18 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Game over”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë aksionit, policia ka evidentuar një lokal të përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara, me pajisje kompjuterike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Për pasojë, blutë e Lezhës kanë shpallur në kërkim dy poseduesit e lokalit, shtetasit Argjentjano Ndoka dhe Rinev Dani, si dhe kanë sekuestruar 8 kompjutera, tavolina pokeri dhe çipsa.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të Letër Porosisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të Planit të Masave të miratuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, me objekt pune “Kontrollin e territorit, parandalimin, identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojëra të fatit”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme, që në disa raste ka sjellë edhe konflikte mes qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe si rezultat kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Gjatë këtij operacioni, në qytet Lezhë, në lagjen “Besëlidhja”, është ushtruar kontroll në ambientet e një lokali që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, me pajisje kompjuterike që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në ambientet e këtij lokali janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 8 kompjutera për lojëra fati të ndezur në gjëndje pune, 3 tavolina pokeri dhe çipsa.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit R. D., 29 vjeç dhe A. N., 33 vjeç, banues në Lezhë, të cilët dyshohen se kanë përshtatur lokalin që posedonin, për organizimin e lotarive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË E MREKULLUESHME"/ Në një lidhje me Adrola Dushin?! Capital T flet publikisht
Previous article OBJEKTIVI NUMËR DY I MOSKËS? Zonja e parë e Ukrainës: Tani qëllimi është të munden rusët, por kur lufta të përfundojë…

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT