Kryeministri Edi Ram ka marrë pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku janë prezantuar drejtorët e rinj të ALUIZNI-t dhe të Hipotekave.
“ALUZINI ka shembuj të shkëlqyer në sistem.
Ky takim është publik sepse është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, të ndjekin këtë proces që ne kemi nisur për të përfunduar parazitizmin në zyrat e shtetit. Ne kemi kërkuar nga qytetarët e zakonshëm në aleance me ta për të hequr të gjitha grabitqarët dhe parazitët në administratë.
Të gjithë jeni në provë, nuk e keni provën as me partinë e as me qeverinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e Hipotekave. Po e ndaj Hipotekën nga ALUIZNI0n nga Hipotekat, pasi ka shembuj të mirë për të bërë ndarjen e qartë të shapit nga sheqerit.
Lufta me korrupsion do të vazhdoj çdo ditë, secili nga ju duhet ta ketë të qartë se duhet ta ketë të qartë që ta fitoj rrogën nga taksat e qytetarëve.
Janë 35 punonjës hipotekash të cilët janë nëpër gjyqe, si pasojë e platformës të qeverisjen me qytetarët. Çdo drejtor do të mbaj përgjegjësi për çdo ankesë për qytetarët.
Vijon…
/AlpeNews.al/


