• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMITË E DUMANIT/ Gazetarja: SPAK, pranoj të bëj 5 vite burg!
Home
Aktualitet
Media

DËSHMITË E DUMANIT/ Gazetarja: SPAK, pranoj të bëj 5 vite burg!

16 June, 2022 F.autor Aktualitet, Media

Nga Lindita Çela

Urdhri i SPAK  që kërcënon, më së pari gazetarët, me burgimin në përhapjen e dëshmive të ca të “penduarve”, është precedenti më i rrezikshëm, në gjykimin tim, e lëshuar nga një strukturë me pritshmëri të larta për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin  në nivele të larta të qeverisë.

Për qëllimin që u krijua SPAK jam ende në pritje, por nuk mund të hesht kur një urdhër-kërcënimi lëshohet duke iu referuar një ligji që flet për “sekret shtetërorë” e që katandiset në vendim me tre firma prokurorësh, me demek për të penguar përhapjen e dëshmive të thëna nga persona, që dukshëm në interes të tyre mund deklarojnë se kanë dërguar në orbitë, dy satelitë të emërtuar “Albania1 dhe Albania 2”.

Të diskutosh nëse çdo deklaratë e thënë, qoftë kjo edhe përpara prokurorëve të vetuar, a përbën interes publik,   është një çështje që hap debat mbi të cilin jam fort e qartë. Por, të urdhërosh mospërhapjen e lajmit dhe të kërcënosh se kushdo që e publikon apo përhap këto dëshmi, në rastin më të mirë tregon se ky institucion vepron si në kohën e Nuhut.

Unë nuk  po analizoj se sa të vërteta apo jo janë këto dëshmi, mund edhe të dakortësohem me SPAK, se mendoj se këto dëshmi  nuk kanë pikën e interesit publik për tu publikuar, qofsha e gabuar. As dhe nuk mendoj se do të ketë dhe gazetar që do të përfundojnë ne burg, por  me shqetëson “pushteti për të kërcënuar” dhe letra e harxhuar për të prodhuar një “urdhër”.

E di fort mirë  ky  urdhër do të mbetet veç në letër, pasi sot ka qindra metoda të cilat jo vetëm lejojnë publikimin dhe përhapjen, por do të detyrojnë edhe SPAK të nisë një tjetër hetim  për zbulimin e “rrjetit të krimit të organizuar të përhapjes së lajmeve”. Dhe deri sa ta zbulojnë procedimin duhet ta shpallin më së pari “Sekret Shtetëror”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMET/ Të varfër në ushqim, por të pasur në xhepa, çfarë hanë miliarderët e botës?
Previous article "MUZA COMPETITION"/ Shpallet fituesja e konkursit që solli në Tirane artistë nga Kosova

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT