• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL FOTO/ U vra në lokalin e tij, kush është viktima në Shkodër
Home
Breaking News

DEL FOTO/ U vra në lokalin e tij, kush është viktima në Shkodër

16 June, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është Lulash Qepuri 74-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e viktimës, në fshatin Stom Golem. Gazetarja Emi Kalaja përcolli këtë të enjte detaje për ngjarjen e rëndë. Sipas saj, viktima është qëlluar me pistoletë, ndërkohë që ka qenë i biri që i është kundërpërgjigjur autorit të kësaj ngjarjeje me shotgun.

Autori ka qenë i maskuar dhe në momentin që i është afruar lokalit të Lulash Qepurit, ka hapur zjarr në drejtim të tij. Kjo ka sjellë edhe reagimin e djalit të viktimës, i cili me të parë situatën, ka shkuar me shpejtësi brenda lokalit duke marrë armën, megjithatë ai nuk ka mundur ta neutralizojë atentatorin. Menjëherë më pas, djali i viktimës ka hedhur armën në tokë dhe ka njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur plot 26 gëzhoja.

I biri i viktimës në dëshminë e tij mësohet të jetë shprehur se autori ka hapur zjarr në momentin që ka zbritur nga makina. Ai nuk ka mundur ta dallojë për shkak se ka qenë i maskuar, ndërsa ka mohuar që familja e tij të ketë konflikte me njeri.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLASI"/ “Rri poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve!” Olti Curri reagon pas deklaratës së Olsa Muhametit
Previous article "NË KUVEND VJEN ERA HASHASH DHE..."/ Deputeti i PD me tone të ashpra: Gjendje katastrofike! Nikolla; Kërko falje!

F.autor

Postime të ngjashme

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT