• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTË NË DERË TË LOKALIT NË SHKODËR/ Gjenden 26 gëzhoja: Çfarë tha djali i viktimës në polici
Home
Aktualitet
Kronikë

LUFTË NË DERË TË LOKALIT NË SHKODËR/ Gjenden 26 gëzhoja: Çfarë tha djali i viktimës në polici

16 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Emi Kalaja përcolli këtë të enjte detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në fshatin Stom Golem të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 74-vjeçari, Lulash Qepuri.

Kështu, sipas gazetares, të dhënat e fundit flasin që viktima është qëlluar me pistoletë, ndërkohë që ka qenë i biri që i është kundërpërgjigjur autorit të kësaj ngjarjeje me shotgun.

Autori ka qenë i maskuar dhe në momentin që i është afruar lokalit të Lulash Qepurit, ka hapur zjarr në drejtim të tij. Kjo ka sjellë edhe reagimin e djalit të viktimës, i cili me të parë situatën, ka shkuar me shpejtësi brenda lokalit duke marrë armën, megjithatë ai nuk ka mundur ta neutralizojë atentatorin. Menjëherë më pas, djali i viktimës ka hedhur armën në tokë dhe ka njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur plot 26 gëzhoja.

Sa i takon të kaluarës së Lulash Qepurit, gazetarja thotë se në vitin 2011 ai ka qenë i arrestuar nga policia e Shkodrës për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. Ndërkohë që në vitin 2018 po në të njëjtin lokal, klientët u kapën teksa konsumonin lëndë narkotike. Megjithatë momentalisht, mbetet e paqartë nëse vrasja lidhet me të shkuarën e viktimës apo bëhet fjalë për një konflikt banal.

I biri i viktimës, i cili ndodhet i shoqëruar në polici, në dëshminë e tij mësohet të jetë shprehur se autori ka hapur zjarr në momentin që ka zbritur nga makina. Ai nuk ka mundur ta dallojë për shkak se ka qenë i maskuar, ndërsa ka mohuar që familja e tij të ketë konflikte me njeri.

Megjithatë, ndër pistat kryesore mbetet e shkuara e viktimës. Policia mësohet se përveç provave në vendngjarje ka marrë edhe dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal, të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime. Po ashtu, autoritetet hetimore kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAVARËSIA NGA GRURI RUS/ Durrsaku patriot mbjell 137 hektarë drithëra
Previous article VRASJA NË SHKODËR/ 74-vjeçari jepte para me FAJDE, ja pista ku po HETON policia

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion Aktualitet

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm Aktualitet

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT