• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK MË PËRDHUNOI BABAI IM”/ 33-vjeçarja akuzon policinë greke se i arrestuan me të padrejtë të atin dhe lanë agresorin të lirë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK MË PËRDHUNOI BABAI IM”/ 33-vjeçarja akuzon policinë greke se i arrestuan me të padrejtë të atin dhe lanë agresorin të lirë

15 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grua britanike është përdhunuar gjatë pushimeve të saj në ishullin e Kretës.

33-vjeçarja, emri i së cilës nuk mund të përmendet për arsye ligjore, akuzoi policët se e lejuan  përdhunuesin e saj të largohet ndërkohë që akuzojnë gabimisht babain e saj si përdhunues.

Policia nga ana tjetër thotë se i moshuari bëri gjeste të turpshme ndaj vajzës së tij teksa të dy po pinin në një lokal javën e kaluar.

Sipas policisë, babai e goditi në fytyrë, më pas e tërhoqi zvarrë në një plazh të shkretë dhe e përdhunoi. Ai u arrestua të shtunën dhe dje doli përpara gjykatës.

“Mund t’ju them 100% se ai nuk më përdhunoi. Unë jetoj me babain tim në Britani të Madhe, isha me pushime me të në Greqi dhe ai është babai më i mirë në botë. Nuk ka mundësi që ai të bëjë diçka kaq të neveritshme. Këtë ia kam thënë policisë greke, por ata thjesht po më injorojnë. Kjo është një situatë tepër stresuese, traumatike, por ka shpresë për ne. Gjyqtari na ka thënë se nëse testi i ADN-së vërteton që nuk ishte babai im ai mund të lirohet”, deklaroi gruaja për DailyMail.

Në lidhje me rastin ishte vetë ajo që bëri një denoncim javën e kaluar, ku i tha policisë greke se e kishin përdhunuar.

Ajo pranoi se kishte qenë e dehur dhe se nuk mban mend gjë tjetër veçse, agresori ishte një person që kishte veshur roba të bardha.

Policia greke deklaron se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se babai i 33-vjeçares, i veshur me të bardha e ka rrahur dhe përdhunuar atë.

“Për sa u përket atyre, babai im është fajtor dhe i takon atij të provojë pafajësinë e tij. Por e di që rezultatet e ADN-së do ta pastrojnë atë.  Mezi pres që të dalin rezultatet sepse thjesht dua të kthehem në MB sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha vajza.

Burri u paraqit në gjykatë në kryeqytetin e Kretës, Heraklion të martën, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat për përdhunim, abuzim seksual dhe dhunë në familje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË OFRUAN 2 MILION EURO PËR..."/ Nuredim Dumani rrëfen kontaktet nga dy grupet kriminale rivale në Elbasan. Pse nuk e realizoi porosinë
Previous article RUHEJ NGA DY BRAZILIANË/ Policia gjen 350 kg kokainë të mbështjellë me “Louis Vuitton” në shtëpinë e Altin Drimadhës! Ngarkesa do dërgohej në Belgjikë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë Aktualitet

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT