Policia braziliane ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e Altin Drimadhës në Sao Paulo, e cila ruhej nga 2 pjesëtarët e bandës së tij. Gjatë kontrolleve policia gjeti 350 kg kokainë të pastër të paketuar në kuti, të cilat ishin ambalazhuar me dizajnin e markës “Louis Vuitton”.
Sips mediave dyshohet se lënda narkotike ishte porositur që të transportohej drejt Belgjikës.


