• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PRONËSI TË NJË 60-VJEÇAREJE/ Sekuestrohet hoteli luksoz në Korçë. Dyshohet se…
Home
Breaking News

NË PRONËSI TË NJË 60-VJEÇAREJE/ Sekuestrohet hoteli luksoz në Korçë. Dyshohet se…

15 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një hotel luksoz është sekuestruar nga policia në qytetin e Korçës.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 15.100.000 lekë, në pronësi të një 35-vjeçari me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pas një periudhe dyvjeçare hetimesh, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.06.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vendosjen e sekuestros preventive për një pasuri me sipërfaqe 182 m² truall, ndërtesë 147 m² dhe kat shtesë 176 m², në rrugën “Naum Voskopoja”, Korçë. Kjo ndërtesë funksiononte si hotel dhe ishte në pronësi të shtetases L. K., 60 vjeçe, banuese në Korçë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasit E. D., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të ardhurat e fituara nga aktiviteti kriminal, ky shtetas dyshohet se i ka investuar në biznesin në emër të shtetases L. K., me të cilën ka lidhje familjare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E TRISHTA NGA KIEVI/ Lodrat e fundit të fëmijëve që humbën jetën, Rama homazh në nder të tyre dhe lë shënimin prekës
Previous article "I PRENË KOKËN DHE IA HODHËN NË KOSH"/ Masakrohet 22-vjeçarja shtatzënë, po përgatiste “baby-shower”

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT