• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PËRJASHTIMI SI STUDENT I AKADEMISË SË POLICISË TE SERIA E VRASJEVE/ Jetë e errët e atentatorit të Erion Hasanbelliut, Kasandër Noga kishte pak muaj…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA PËRJASHTIMI SI STUDENT I AKADEMISË SË POLICISË TE SERIA E VRASJEVE/ Jetë e errët e atentatorit të Erion Hasanbelliut, Kasandër Noga kishte pak muaj…

15 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me personazhin e botës së krimit Kasandër Noga, i cili akuzohet se është autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut që mbeti i plagosur në Bruksel.

Noga, ndonëse tentoi që të arratisej nga vendi i ngjarjes, 44-vjeçari u arrestua në Vjenë. Por kush është Kasandër Noga që nga brezi i tij njihej si personi që bënte ligjin në Qytet Studenti?!

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se për ironi të fatit Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtuar para se të diplomohej. Të njëjtat burime sqarojnë për BalkanWeb se Noga, që akuzohet për 5 vrasje (Për një vrasje fitoi pafajësi) dhe disa plagosje, është përjashtuar nga Akademia në vitin e dytë të studimeve pasi pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi se kishte dhe lidhje gjaku. Por pavarësisht këtij krimi, 44-vjeçari pas dy vitesh bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).

Thuhet se shumë prej krimeve që rëndojnë ndaj Nogës janë kryer gjatë kohës që ai ishte student i Akademisë (ngjarje të pafaktuara) ku përshkruhej nga të gjithë si njeri problematik, gjakftohtë, por shumë inteligjent. Po ashtu Noga akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003.

HAKMARRJA
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI RUS DHE PASOJAT E TIJ/ BE-ja nënshkruan "marrëveshje historike" për gazin me Egjiptin dhe Izraelin
Previous article FISHEKZJARRE DHE TORTË/ Stresi merr surprizën speciale për ditëlindjen, sa vjeç mbush reperi

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT