Rreth 4 mijë karta SIM janë kapur nga sektori i kibernetikës në aeroportin e Rinasit 10 ditë më parë.
Kartat janë kapur pas skanimit dhe mësohet se kanë ardhur nga Londra.
Personi që mbante emrin e postës ku ishin dërguar kartat ka mohuar të ketë dijeni apo të ketë bërë një porosi të tillë.
Materialet i janë referuar prokuorirsë për veprime të mëtejshme hetimore.
Kujtojmë që kartat SIM shiten edhe në tregun e zi dhe mund të përdoren për aktivizim të lëndës plasëse në raste atentatesh.


