• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIM PËR SHBA/ Ministri kinez i Mbrojtjes: Nëse përpiqet ta vendosë Pekinin në pozitë të vështirë, do të…
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIM PËR SHBA/ Ministri kinez i Mbrojtjes: Nëse përpiqet ta vendosë Pekinin në pozitë të vështirë, do të…

12 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

I veshur me uniformën e tij të gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe paralajmëroi të dielën SHBA-të që të mos përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë Kinën dhe të ndërhyjë në punët e saj të brendshme të saj.

Këto lëvizje po dëmtojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë, tha ai.

“Ne kërkojmë nga pala amerikane që të ndalë njollosjen dhe frenimin e Kinës. Mos ndërhyni në punët e brendshme të Kinës. Marrëdhëniet dypalëshe nuk mund të përmirësohen nëse pala amerikane nuk do ta bëjë këtë“, tha zoti Wei në ditën e fundit të Dialogut 3-ditor Shangri-La, takimi kryesor i sigurisë i Azisë, që u mbajt në Singapor.

Ministri kinez iu përgjigj komenteve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili tha të shtunën se SHBA-të do të qëndrojë pranë miqve të saj ndërsa ata mbrojnë të drejtat e tyre.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme ndërsa Kina po zbaton një qasje më shtrënguese dhe agresive ndaj pretendimeve të saj territoriale“, tha zoti Austin, duke shtuar se tashmë si “pjesë e politikës sonë të “një Kine”, ne do të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin. Kjo përfshin ndihmën ndaj Tajvanit në ruajtjen e një aftësie të mjaftueshme për vetëmbrojtje”.

Kina i sheh zotimet për të qëndruar pranë Tajvanit dhe vendeve të tjera në rajon si “ndërhyrje” nga një fuqi jo-aziatike.

“Çfarëdo përpjekjesh të bëjë Uashingtoni nuk do ta pengojë Kinën nga vendosmëria e saj për të kundërshtuar pavarësinë e Tajvanit“, tha zoti Wei. “Ne do të luftojmë me çdo kusht dhe do të luftojmë deri në fund. Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën. Ata që përpiqen për pavarësinë e Tajvanit në një përpjekje për të ndarë Kinën, patjetër që nuk do të kenë një fund të mirë“, shtoi ai.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj duke synuar ribashkimin me forcë nëse do të ishte e nevojshme. Tajvani është një territor i vetëqeverisur, që ka flamurin, monedhën dhe ushtrinë e vet./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUHET TA NDALOJMË KËTË M** NDESHJE"/ Situatë kaotike në Greqi, Muriqi i kërkoi gjyqtarit ndërprerjen e sfidës
Previous article DRITË JESHILE/ "Squid Game" së shpejti me një sezon të ri, çfarë dihet deri tani

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT