Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.
Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
❌Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h;
❌Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h


