Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj ditën e sotme, në Athinë, Greqi.
Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune, ndërsa porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje prandaj autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës, i cili nuk është gjendur në banesë.
Një fqinj shqiptar thotë se gruaja ishte njeri shumë i mirë dhe se kishte ngelur i habitur nga ngjarja.


