• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO KEQTRAJTOHET…”/ U arrestua pasi u dhunua nga Noizy, si është gjendja shëndetësore e reperit: I burgosuri është me …
Home
Aktualitet
Kronikë

“PO KEQTRAJTOHET…”/ U arrestua pasi u dhunua nga Noizy, si është gjendja shëndetësore e reperit: I burgosuri është me …

11 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Cllevio u vendos në prangat e policisë një ditë pasi u dhunua nga Noizy dhe miqtë e tij, para lokalit të reperit në Durrës.

Reperi u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe në një postim në Instagram zyrtar të tij shkruhet se po keqtrajtohet.

Në shkrimin në rrjetin social të Keviol Ahmetaj thuhet se ai është me të vjella dhe prej 4 ditësh në grevë urie, por nuk iu mjekim.

“Keviol Ahmetaj po keqtrajtohej në paraburgimin e Fierit. I burgosuri është me të vjella, në grevë urie prej 4 ditësh dhe nuk i jepet mjekim. Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut. Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabël. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ndodhet. Nuk i jepet mundësia as të ankohet në asnjë institucion”, ishte postimi në Instagramin e reperit.

clle

Rikujtojmë se Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy se bashku me disa miq të tij me makina.

Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie.

Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa në Mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike.

Një ditë pas arrestimit të tij, u shpërthyen me lëndë plasëse bizneset e tij. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e njohur si zona e Plazhit.

Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Grupi i Cllevios nuk e ka marrë përsipër shpërthimin dhe nga hetimi i deritanishëm nuk ka ende asnjë të ndaluar. Grupi hetimor po heton kryesisht në konfliktin e fundit që pati me Noizy-n.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI ME TRITOL/ Nga vjedhja te plagosja me thikë, detaje të reja për të shkuarën e errët të Aleksandër Sadikajt
Previous article TË TJERA DETAJE/ Makina e 27-vjeçarit u shpërthye me telekomandë, ja si atentatorët e mbajtën në vëzhgim shënjestrën

s.autor

Postime të ngjashme

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR THUMANË-FUSHË KRUJË/ 65-vjeçari përplaset për vdekje nga “Benz”-i në sy të bashkëshortes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT