• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI MAFIOZ/ Marklen Haka tregon si iu ‘qepën’ pas autorët deri te kthesa e Niklës! Dëshmitarët: Dëgjuam krisma…
Home
Breaking News

ATENTATI MAFIOZ/ Marklen Haka tregon si iu ‘qepën’ pas autorët deri te kthesa e Niklës! Dëshmitarët: Dëgjuam krisma…

10 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I shpëtuar falë një mrekullie, nga një breshëri plumbash që e falën por vetëm njëri prej tyre e kapi rikoshet në nofull, Marklen Haka vazhdon të insistojë përpara policisë se nuk ka problem me askënd dhe se e kanë ngatërruar.

Me tezën se nuk pa askënd mbasi vrasësit ishin në një automjet me xhama të errësuar, i riu ashtu siç thanë edhe dëshmitarët në polici tregon se nuk ka asnjë të dyshuar.

Ky qëndrim jo vetëm i shënjestrës së atentatit por të dëshmitarëve okularë, sipas policisë vjen nga frika dhe distancimi ndaj telasheve kriminale që ndodhin në zonën e Niklës, Fushë Krujës dhe akoma më tej Lezhës dhe Laçit.

I vendosur në rreth të vrasësve për tu eliminuar, në të dytin atentat të dështuar Marklen Haka, i cili jeton vetëm me të atin në Nikël mori mjekimin e parë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet jashtë rrezikut.

I riu nga Nikla fshati për të cilin Gazeta Si ka bërë një reportazh muaj më parë është shfaqur i rezervuar për policinë dhe ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka përsëritur fjalinë: “Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri”.

Më poshtë Gazeta “Si” po zbardh pjesë të dëshmisë së tij në spital dhënë për agjentët e krimeve ku dhe tregon axhendën e ditës së atentatit ku vrasësit nga një mjet ende i paidentifikuar lëshuan me breshëri 17 plumba

“Isha për një kafe në një lokal në Tapizë dhe po kthehesha për të shkuar në shtëpi. Më ndoqi një makinë që nuk e identifikova, makina më ndoqi nga Tapiza deri në kthesën e Niklës. Kur u ktheva ula shpejtësinë dhe ata u afruan dhe më qëlluan. Nuk i fiksova, ulën xhamat që ishin të zinj.

Unë isha vetëm në timon. Dyshoj që kanë qenë dy persona por nuk jam i sigurt, nuk i pashë. Nuk di gjë s’kam lidhje me njeri”.

Grupi i hetimit i thotë Gazetës “Si” se ka pyetur punonjës të mobilerive pranë skenës së krimit, por të gjithë kanë treguar se u përpoqën të shpëtojnë duke u futur nën tavolina. As ata nuk kanë parë gjë. Njëri nga dëshmitarët i thotë policisë se dëgjoi vetëm krisma dhe këtë version e mbajnë edhe të tjerët.

Policia i tha në rrugë jo zyrtare Gazetës “Si” se ka kontrolluar për kamera pranë këtyre subjekteve dhe ka kuptuar se në mobilerinë më të afërt kamera kishte kënd tjetër. Ndërsa dy të tjera nuk punonin.

“Ne kemi dërguar agjentë që po sekuestrojnë kamera sigurie përgjatë këtij aksi”, këmbënguli një zyrtar i policisë lokale në Krujë, sipas të cilit çelësi i hetimeve është vetëm Marklen Haka dhe rrëfimi i ti, diçka që refuzon ta bëjë.

Më herët me të njëjtin skenar Haka që po udhëtonte me hallën e tij 50 vjecare u gjend nën breshërinë e dhjetëa plumbave. Shpresa Basha humbi jetën nga ky atentat e cila u hodh në mbrojtje të të riut, që është djalë i vetëm. Për policinë Marklen Haka është dënuar më armëmbajtje pa leje të një pushke që ju gjet në shtëpinë e prindërve nga policia.

Por ndërsa për këtë krim u dënua me një vit heqje lirie, ai është shoqëruar dhjetëra herë në komisariate i dyshuar për akuzën e vendosjes së lëndës plasëse, dhe për vrasje.

Ngjarja për të cilën i riu këmbëngul se nuk është i përfshirë është ajo e ekzekutimit të një biznesmeni në Tiranë në 2011, mbas sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Nadien Zenelit.

Ai vërejti në polici se nuk ishte ai autori dhe në përfundim gjykata e la të lirë mbasi krimi rezultoi i paprovuar.

I shpëtuar nga planet për ta ekzekutuar, i riu është konsideruar si pjesë e bandës së Niklës dhe Renea e ka vizituar jo pak herë shtëpinë e tij dhe të fisit të tij ku dhe janë zbuluar municione dhe armë luftarake. /Gazeta Si

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET E PAQES/ Lavrov: “Tangoja kërcehet dyshe”
Previous article E BUJSHME/ U akuzua për abuzim seksual dhe trafikim të vajzave dhe grave, gjykata kërkon 25-vite burg për këngëtarin

s.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT