• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BUTRINTI”/ Margariti: Diskutime shterpë! Ata që shohin ëndrra me kulla i them se nuk do ketë
Home
Politikë

“BUTRINTI”/ Margariti: Diskutime shterpë! Ata që shohin ëndrra me kulla i them se nuk do ketë

9 June, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në interpelancën e sotme në Kuvend të thirrur nga deputetja Ina Zhupa, për çështjen e Butrintit, tha se në Butrint nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë.

Gjithashtu u shpreh se rreth 1.5 km larg Butrintit parashikohet ngritja e një qendre pritjeje dinjitoze për vizitorët.

“Është për ndezur llampushke për një diskutim shterpë. Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Shteti shqiptar është i hapur për të tjerë donator të fuqishëm. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF shqiptar. Çdo qindarke e Butrintit do të mbetet në Butrint. Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla e hoteli i them që nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji, do të parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze larg rreth 1.5 km që të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si në shumë vende të botës. Do të sigurohet transport ekologjik. Çdo investim në Butrint i mbetet Butrintit, parashikojmë të kemi rreth 110 punonjës dhe shteti nuk do të shpenzojë më para për pagat e punonjësve. Arka e Butrinti do të fillojë të kontribuojë ne kujdesin e Trashëgimisë Kulturore për t’i ardhur në ndihmë edhe siteve të tjerë. I rëndësishëm, është nënshkrimi mes fondacionit dhe Institutit të Arkeologjisë”, tha Margariti.

Ndërkohë qëndrimi i deputetes Ina Zhupa ka qenë kritik, ndërsa u shpreh se mazhoranca nuk ka guximin të flasë dhe t’i tregojë qytetarëve për këtë koncesion.

“Për këtë koncesion që realisht nuk keni guximin ti thoni emrin e vërtetë sepse e kuptoni që në asnjë vend në botë, nuk ndodh që një shtet të nxjerrë pasurinë kulturore në koncesion dhe të ja dorëzojë privati. Nuk ekziston sepse ky ligj është antikushtetues dhe besoj do të kthehet nga Presidenti. Ky ligj bie në kundërshtim me konventën”, tha Zhupa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZHBLLOKONI GRUPIN"/ Paralajmërimi ogurzi i Zelenskyt: Miliona njerëz në mbarë botën do të vdesin urie
Previous article "JE VAJZË NËSE S'PI"/ Dy të rinjtë detyrojnë studentin të pijë alkool derisa pëson arrest kardiak...

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

PARA ME THASË/ Publikohen për herë të parë pamjet nga kamerat e sigurisë brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet Aktualitet

PARA ME THASË/ Publikohen për herë të parë pamjet nga kamerat e sigurisë brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT