• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HETIMI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE”/ Balla akuza PD-së: Ja përpjekja juaj për falsifikim
Home
Politikë

“HETIMI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE”/ Balla akuza PD-së: Ja përpjekja juaj për falsifikim

9 June, 2022 s.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi akuzoi PD-në se po bën përpjekje për falsifikim sa i takon kërkesës së tyre për të kërkuar mocion për komisionin hetimor për investimet strategjike.

Balla tha se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë kuvend.

“Grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren. Në Konferencën e Kryetarëve debati që është bërë për këtë çështje ishte i qartë. S’të bën nder të ndërhysh, se je sekretar i PD-së. Ta sqaroj unë. (I drejtohet Bardhit) Ka dy vlerësime, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës. S’doja ta zhvilloja këtë debat me ju. Ska ndodhur në Kuvend që të marrësh firma nga një kërkesë të rrezuar dhe me të njëjtat firma të sjellësh një kërkesë të re. Kjo është përpjekje për falsifikim. Firma është një shprehje vullneti që shprehet një herë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në dokumentin tjetër. Aty ishin shtuar dy firma të reja për një dokument të ri. Si mund t’ju besojnë juve qytetarët kur kërkoni zbatimin e ligjit dhe e nisni kërkesën tuaj me shkelje ligji”, tha Balla.

Sipas tij “S’ka ndodhur kurrë Kur këtu ishte Pjetër Arbnori, Skëndër Gjinushi, Ilir Mreta, Gramoz Ruçi. S’ka ndodhur kurrë. Është detyrë e kryetarit të Kuvendit që të vendosë nëse kërkesa plotëson kushtet. Me vjen shumë keq që e zhvilloj këtë debat me ju, mendova se e përmbyllët këtë kërkesë në Konferencën e kryetarëve. Mblidhni firmëtarët dhe natyrshëm; hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. A i përmbush kërkesa kushtet? Jo se janë plotësuar firmat, se është ngritur Luli nga gjumi dhe ka ardhur. Jo, kërkesën bëjeni nga fillimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERPERLANCË ME MARGARITIN/ Zhupa: Butrinti do të ndahet në dy pjesë, jepni me koncesion Ministrinë e Kulturës...
Previous article KUVENDI RRËZON NË SEANCË KOMISIONIN HETIMOR.../ Alibeaj: Nuk ishte fare në rend të ditës

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT