• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH KURTIT/ Rama: Ballkani i Hapur nuk ndalet! Kush e kundërshton, do zhgënjehet
Home
Politikë

MESAZH KURTIT/ Rama: Ballkani i Hapur nuk ndalet! Kush e kundërshton, do zhgënjehet

8 June, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nisma e Ballkanit të Hapur nuk do të ndalet. Në një konferencë të përbashkët nga Ohri ku po zhvillohet samiti i “Open Balkan”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se do dëshironte që në këtë nismë të ishin të pranishëm të 6 vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën.

Sipas Ramës, kush e kundërshton këtë nismë, është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton t’i bashkohet, do të humbë kohë.

“Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve, nuk është më një punë e tre njerëzve. Sot Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do jetë gjithmonë e më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe të kalosh doganën, për të parë ndryshimin ku një tabelë e thjeshtë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të Hapur. PËr të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe të djersës së tyre do të thotë çlirim i madh nga muret e rrëzuara falë rrugëve të hapura. Ne do të ngremë siç e tha dhe Presidenti, do ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete. Kriza mund të thellohet më shumë, ka pushtuar mbarë botën. Kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekjen e çdo vendi.

Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Edhe kur kilovati i fundit i energjisë do ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye, grupi ynë i përbashkët do fillojë nga puna ndërkohë që ne do adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të Hapur, nga stacioni i parë në Korrik në një takim të ngushtë të ballafaqimit të grupit të punës, dhe më pas në shtator në Serbi ku do zhvillohet një aktivitet me vera. Politikanët mund të zgjedhin të rrinë këtu ose të mos vijnë këtu. Ndërkohë që do zhvillohet edicioni i parë i panairit, do kemi dhe sesionin e sigurisë ushqimore dhe sigurisë energjitike.

Shqipëria sot është një pikë e rëndësishme e rajonit për furnizimin me energji. Kemi shumë mundësi që të jemi komplementarë për shkak të burimeve të ndryshme të energjisë. Në mënyrë që të kemi sa më shumë sinergji. E fundit që kam, më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tryezë e cila, siç e tha Dritani, një mundësi për të komunikuar dhe dialoguar. Do dëshiroja të jemi 6. Një gjë është e sigurt, pikërisht se është e njerëzve, Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë. Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi këtu sepse asnjë nga vendet tona nuk do iki diku tjetër” – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAÇURRELSE BJONDE DHE ME SY TË SHKRUAR/ Vajza e Kreshës qenka bërë një yll (Foto)
Previous article "I KAM BORXH"/ Vuçiç falënderon Ramën: Ka treguar fuqi të madhe lideri. S’do mbijetonte…

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT