Plagoset Marklen Haka, i njohur si anëtar i bandës së Niklës. Sipas informacioneve paraprake, Haka i cili i shpëtoi një atentati në 2019, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Marklen Hakaj i shpëtoi një atentati në shtator të vitit 2019, në Fushë-Krujë.
I dyshuar si anëtar i “Bandës së Niklës”, Haka u qëllua me breshëri plumbash pranë banesës së tij në fshatin Zezë të rrethit Krujë, ku edhe pse vetë i shpëtoi plagëve të rënda, plumbave nuk mundi t’i shpëtonte halla e tij Shpresa Basha.
Emisioni Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka sjellë dëshmitë e tij dhe të miqve për natën e ngjarjes.
Përveç krimit, ajo që tronditi opinionin publik ishte mënyra se si një togë pushkatimi mundi të futej mbrëmjen e 21 shtatorit 2019 në Nikël.
E cilësuar si një nga zonat më të fortifikuara të krimit në zonën e Krujës, aty ku edhe vetë shteti shpeshherë është treguar i pafuqishëm për të vepruar, një zonë, ku thuhet se nuk mund të futet askush tjetër pa lejen e bosëve lokalë të lidhur me eksponentë të politikës.
Nga ku për të kuptuar në fakt se sa e vështirë ishte të futeshe në këtë zonë, mjafton të shikojmë përshkrimin që raporti policor i bën banesës së Marklen Hakës për të kuptuar masat me të cilat ruheshin bosët e krimit në zonë.
Por edhe sesi grupi kriminal me 6 anëtarë kishte mundur të futej në këtë fshat.


