• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË LEZHË/ Shihni pamjet brenda “shtëpisë së barit”, si kultivohej lënda narkotike me llampa elektrike
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË LEZHË/ Shihni pamjet brenda “shtëpisë së barit”, si kultivohej lënda narkotike me llampa elektrike

8 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Blinisht 2”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë aksionit, policia ka zbuluar një tjetër banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie dyshohet të jetë shtetasi A. S., i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Blinisht”.

Njoftimi:

Sekuestrohen fara të dyshuara narkotike, lëndë e dyshuar narkotike, 28 llamba dhe pajisje të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie dyshohet të jetë shtetasi A. S., i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Blinisht”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, si dhe në vijim të operacionit policor të koduar “Blinisht”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht 2″ .

Pas kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Blinisht”, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin në ambiente të tjera për të cilat kishte dyshime se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të afërmi të shtetasit A.S., të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët shtetasi A. S. i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij.

Materialet procedurale hetimore iu referuan shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,po në ngarkim të shtetasit të arrestuar A.S., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ I shpëtoi atentatit në 2019, plagoset Marklen Haka
Previous article PËRPLASI TURMËN NË BERLIN/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar. Emër i njohur për policinë

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve Aktualitet

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

PROCESI NDAJ ERION VELIAJT/ U gjobit me 50 mijë lekë për mungesë, reagon avokati Ndreca: Askush nuk ... Aktualitet

PROCESI NDAJ ERION VELIAJT/ U gjobit me 50 mijë lekë për mungesë, reagon avokati Ndreca: Askush nuk ...

PARA ME THASË/ Publikohen për herë të parë pamjet nga kamerat e sigurisë brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet Aktualitet

PARA ME THASË/ Publikohen për herë të parë pamjet nga kamerat e sigurisë brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT