• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kurioz? Këto janë rrogat e liderëve më të fuqishëm botërorë: Nga Merkel tek…
Home
Jetë

Kurioz? Këto janë rrogat e liderëve më të fuqishëm botërorë: Nga Merkel tek…

18 January, 2018 F.autor Jetë

Të drejtosh shtete të mëdha siç janë Amerika, Rusia, Gjermania, Kanada sigurisht që është punë e madhe, punë kjo që edhe shpërblehet shumë.
Ata vendosin për fatet e vendit të tyre, por edhe të botës, por kur vjen fjala te paratë dhe te rrogat mujore, nuk të falin. Megjithatë ka edhe nga ata që edhe pse udhëheqin këto vende nuk marrin asnjë cent nga shteti në këtë anë, transmeton gazetametro.net

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij apo kryetarët e shteteve të tjera në botë, ka hequr dorë nga çdo vlerë monetare.

Më poshtë ju sjellim shifrat e 5 nga liderët më të fuqishëm botërorë:

Angela Merkel, asnjë nuk fiton më shumë se ajo në Europë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, çdo vit përfiton 240.000 dollarë. Sipas revistës “Forbes”, e cila ka përpiluar renditjen e rrogave, Merkel është gruaja më e pushtetshme në botë. Asnjë nuk fiton më shumë se ajo. Presidenti francez merr 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministri britanik, 178 mijë. Në Itali, poltrona e pallatit “Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit.

Obama dhe presidentët e tjerë amerikanë: 3.2 mln $ në 8 vjet

Presidentët amerikanë kanë të drejtë të përfitojnë një rogë prej 400 mijë dollarësh në vit. Këtë shumë ka fituar Barack Obama një vit, gjatë tetë të tillëve në mandatin e tij të dyfishtë. Në total, bëjnë 3.2 milionë. Në ditë, bëjnë 1.095 dollarë.

Justin Trudeau, të drejtosh Kanadanë vlen 262 mijë dollarë

I dyti pas presidentit amerikan sa i takon rrogës, është kryeministri kanadez, Justin Trudeau (45 vjeç, shumë sportiv), i cili fiton në vit 262 mijë dollarë, rreth dyfishin e asaj që merr një parlamentar kanadez.

Putin humbet me këmbimin

Kriza ekonomike e Rusisë me sanksionet e pësuara për shkak të konfliktit ukrainas, nuk i kanë bërë mirë qarkullimit të rublës (leku rus). Kështu, edhe xhepat e presidentit Vladimir Putin e kanë ndier: nëse në 2014-ën, ka fituar 7.7 milionë rubla (193.000 dollarë), në vitin 2015 rroga është rritur me valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por llogaria në dollarë shkon vetëm 137 mijë. Për të, gjithsesi janë ndonjë shishe shampanjë më pak.

Kina është pranë, por shumë larg sa i takon rrogave

Presidenti i Republikës Popullore kineze, Xi Jinping, përfiton një rrogë prej 22 mijë dollarësh në muaj, saktësisht sa marrin 22 anëtarët e Komitetit në zyrën politike të Partisë Komuniste Kineze. Sigurisht, për të drejtuar ekonominë e dytë në botë dhe 1.4 miliardë njerëz, është pak. Para së gjithash nëse krahasohet me shefin ekzekutiv që drejton Hong Kongun, ish-koloninë britanike, tashmë nën urdhrat kineze: 545 mijë dollarë në vit, thuajse 25 herë më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dele Alli, ylli i radhës i super skuadrës së Raiola-s
Previous article Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Vrasja e Ivanoviçit të mos shfrytëzohet për axhenda politike

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT