• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOGJI ZYRËN NOTERIALE/ Shishja që hodhi në kosh nxjerr zbuluar autorin. Detaje nga provat (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DOGJI ZYRËN NOTERIALE/ Shishja që hodhi në kosh nxjerr zbuluar autorin. Detaje nga provat (FOTO)

8 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pa kaluar 24 orë nga zjarri që dogji dokumentet e një noterie në Sarandë, Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin.

Hetuesit e Policisë kanë vëzhguar dhjetëra kamera sigurie në lagjen nr. 1 të qytetit, duke bërë të mundur identifikimin e autorit që dogji noterinë e noterit, Aleko Anagnostit, i arrestuar pak ditë më parë në lidhje me tjetërsimin e pronave në Sarandë. Mësohet se zyra noteriale ishte e rrethuar nga 4 banka të nivelit të dytë ku Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie.

Autori, 41-vjeçari pasi ka shqyer derën, ka hyrë brenda dhe vendos zjarrin. Pasi ka dalë nga zyra noteriale, ka përdorur shkallaret e qytetit për t’u ngjitur nga rruga nr.2 ne atë nr.3.

Nga kamerat e një biznesi është filmuar teksa ka hedhur në koshin e mbeturinave një shishe. Pikërisht kjo shishe, e cila rezultoi me mbetje benzine, u sekuestrua nga Policia dhe iu nënshtrua ekspertizës daktiloskopike dhe biologjike. Më pas, autori largohet në brendësi të disa pallateve. Policia ka ndjekur gjithë itinerarin derisa ka arritur të identifikojë 41-vjeçarin Marjo Sinani.

Sipas burimeve policore, ky shtetas e ka të përsëritur këtë vepër, pasi e ka kryer edhe ne 2008-ën ndaj një ish-drejtuesi institucioni në Sarandë, të cilit i dogji makinën. Burimet bëjnë me dije se tashmë është e sigurt se Sinani, përdorues i drogave të forta, është paguar për të djegur noterinë e Aleko Anagnostit me qëllim zhdukjen e provave materiale. Për këtë, Policia prej disa orësh po punon për identifikimin e autorit.

Çfarë u dogj në zyrën noteriale

Në zyrën e Aleko Anagnostit ndodheshin dosje me dokumente të tre noterëve. Sipas burimeve, në zyrën e noterit, veç dokumenteve të tij, ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003- 2011. Një raft me dokumente janë djegur në zyrën e noterisë. Noteri u arrestua pas tjetërsimit të rreth 10 mijë metrave katror tokë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BIZNESIN E NOIZYT/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë, merret në pyetje edhe “rivali” i tij
Previous article "JAM SHËNDOSHUR SE..."/ Sarah Berisha flet për herë të parë rreth zërave për shtatzëni

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT