• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Ushtarët filmohen gjatë orgjisë me prostituta brenda bazës ushtarake, nis hetimi
Home
Jetë

SKANDALI/ Ushtarët filmohen gjatë orgjisë me prostituta brenda bazës ushtarake, nis hetimi

7 June, 2022 F.autor Jetë

Një skandal ka përfshirë ushtrinë britanike, pasi disa burra u filmuan duke bërë orgji me një grup prostitutash.

Policia Ushtarake Mbretërore (RMP) po heton pasi disa video qarkulluan në mediat sociale të një gruaje, ku shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale me një numër trupash, të gjithë burra, nga Brigada e Sulmit Ajror 16.

Sipas një burimi nga ushtria, gruaja e përfshirë në këtë skandal është beqare dhe besohet të jetë futur kontrabandë në kazermat Merville në Colchester, Essex

“Është një femër beqare me një numër ushtarësh të përfshirë në seks. Besohet se gruaja është civile dhe mund të jetë futur kontrabandë në kazermat Merville në Colchester, Essex.”

The Times shkruan se nga pamjet u zbulua se aktivitetit seksual është kryer në zona të ndryshme të bazës, me trupa gjysmë të zhveshur. Megjithatë, nuk dihet ende se kur ka ndodhur ngjarja.

Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Ushtria pret standardet më të larta të sjelljes nga i gjithë personeli i saj. Kushdo që nuk i respekton këto standarde do të hetohet dhe do të ndërmerren masat e duhura kundër tyre.

Policia Mbretërore Ushtarake po heton disa video që duket se përfshijnë personelin e ushtrisë. Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.”

Ushtria është përballur me disa skandale seksuale gjatë viteve, duke përfshirë akuzat për afera dhe sjellje të papërshtatshme.

Në vitin 2017, nëntë ushtarakë britanikë u hodhën nga një nëndetëse bërthamore në qendër të një hetimi seksual, pasi rezultuan pozitivë për kokainë gjatë detyrës.

Ekuipazhi në bordin e HMS Vigilant dyshohet se kishte pasur festa ku përdorej drogë,  ndërsa nëndetësja ishte ankoruar në SHBA.

Një burrë u tha se kishte bërë seks me një prostitutë në një pishinë.

Doli gjithashtu se kapiteni i nëndetëses dhe komandanti i dytë u hoqën nga detyra mes pretendimeve për marrëdhënie jashtëmartesore me dy femra në bord.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISMA "BALLKANI I HAPUR"/ Rritet volumi tregtar në 57 milionë euro mes tre vendeve
Previous article GAZETARJA PERPLASET ME PELESHIN/ "Keni apo jo helikopterë, se po na fyeni…?”, ministri: I kemi në servis, avioni grek që...

F.autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT