• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NISMA “BALLKANI I HAPUR”/ Rritet volumi tregtar në 57 milionë euro mes tre vendeve
Home
Ekonomi

NISMA “BALLKANI I HAPUR”/ Rritet volumi tregtar në 57 milionë euro mes tre vendeve

7 June, 2022 F.autor Ekonomi

Samiti dyditor në Ohër i nismës rajonale të Ballkanit të Hapur ka mbledhur në një tryezë ministrat e Bujqësisë së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Në raundin e tretë të takimeve teknike, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca konstatoi progresin e bërë në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Marrëveshja e Ballkanit të Hapur po tregon përditë përfitimet e ndërsjella ekonomike dhe njerëzore për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në 4 muajt e parë të vitit 2022, volumi tregtar mes tre vendeve tona është rritur me 70% duke arritur në mbi 57 milionë euro nga 33 milionë euro që ishte në katër mujorin e parë 2021”, tha minsitrja Krifca në fjalën e saj.

Perkatesisht Shqiperia ka 63% rritje te eksporteve me Serbine dhe 8% rritje te eksporteve bujqesore me Maqedonine e Veriut ne kete periudhe krahasimore.

Pas marrëveshjes së arritur në fund të vitit kaluar, takimet mes grupeve teknike të tre palëve janë zhvilluar në mënyrë intensive dhe samiti i Ohrit është një tjetër hap drejt konsolidimit dhe fuqizimit të tregut unik ballkanik.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bashkë me ministrin Ljupcho Nikolovski dhe ministrin Branislav Nedimović si dhe me stafet teknike të secilit shtet, diskutuan mbi mënyrat për të monitoruar cilësisht eksportet, lehtësuar edhe më shumë procedurat për bizneset, eliminimin total të kohës së pritjes në kufinj si dhe parandalimin e barrierave jo tarifore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY DITË PAS SHERRIT/ I vihet tritol biznesit të Noizy-t në Durrës
Previous article SKANDALI/ Ushtarët filmohen gjatë orgjisë me prostituta brenda bazës ushtarake, nis hetimi

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT