SPAK kërkon burg përjetë për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak
Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.
Rrëmbimi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. SPAK tha se Festim Bexhdili e di vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.


