• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAZANI NË ZJARR/ Gazetarja nxjerr foton dhe tregon arsyet se përse nuk po ndërhyhet nga ajri: Helikopteri ka defekt…
Home
Aktualitet
Kronikë

SAZANI NË ZJARR/ Gazetarja nxjerr foton dhe tregon arsyet se përse nuk po ndërhyhet nga ajri: Helikopteri ka defekt…

6 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ishulli i Sazanit ndodhet në një situatë problematike, me vatra zjarresh që janë aktive që prej mesditës të së dielës. Gazetarja Anila Hoxha është zëri i radhës që reagon.

Ajo tregon në rrjete sociale arsyet se përse Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka ndërhyrë nga ajri. Sipas gazetares, në vendin tonë është vetëm një helikopter Cougar, i cili ka defekt që në shkurt të 2022.
Gazetarja shkruan se në vendin tonë aktualisht ka vetëm një helikopter Cougar i cili ka dhënë defekt në shkurt të vitit 2022 duke pamundësuar aktivizimin e tij për të shuar flakët.

Ajo thotë se dy të tjerë janë dërguar për mirëmbajtje jashtë vendit ndërkohë që i katërti është bllokuar në Itali.

Statusi i plotë

 

 

Ministri Mbrojtjeje pa mbrojtje
Reagimi i ministrise se mbrojtjes duke ngritur ne ajer nje helikopter te lehte dhe jo cougar per te inspektuar se si po digjet Sazani kur ne fakt tymi qe duket nuk do kallauz, nuk eshte nje perpjekje per te fshehur te verteten, por nje perpjekje e deshtuar per tna bindur qe kemi kapacitete reaguese. Do ti besoja por meqe po merrem me cougaret prej muajsh, di cdo vrime te kesaj catie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror .
Por jo .
Nuk kemi mundesi. Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje . E kane sjelle ne muajin dhjetor 2021 mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt 2022. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle.
E thene nga Ministria e Mbrojtjes cit “ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit NSPA ndodhen ne Shqiperi” , realisht me shtyn te dyshoj se ose shqipja jone eshte bere nje gjuhe e komplikuar. Ose kane harruar si thuhet e verteta.

E verteta eshte :-eshte vetem nje helikopter cougar dhe jo “nje pjese” sic njoftohet. Nje pjese nuk eshte numer dhe nuk perfaqeson asgje egzakte. Ose e verteta eshte qe edhe nga ky cougar ka mbetur mbas kanibalizimit nje pjese helike apo ndonje pjese tjeter
E verteta eshte se dy te tjeret qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje nuk jane sjelle ende ne Shqiperi. * keni foto me poshte*.
U bene tre cougar
E verteta eshte se te katertit i kane mbetur kockat ne Itali/ Edhe per kete ashtu si per emergjencat e veres se kaluar KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh.
E verteta eshte se dy ministra mbrojtjeje deshtuan per te plotesuar mirembajtjen e nje pasurie kombetare si kater Cougaret dhe firmosen e firmosen hiq e shto, e amendo kontrata mbas kontratash
E verteta eshte se keto shtesa shqip do te thote ” miliona euro”
Sa per kapacitetet…
Ata helikopteret e lehte qe vleresohen me gjuhe donkishoteske cit. “helikoptere te lehte… , me specifika , kufizime…” e me the e te thashe apo cit ” te gjenerates se katert” sic thote Ministria e nderuar e Mbrotjes, sjane helikopteret cougar.
E verteta eshte se nuk jane ata cougare per te cilet shteti shqiptar shpenzoi miliona euro dhe miliona te tjera u grabiten per ti mirembajtur, megjithese pa asnje rezultat.
Meqe ministria e nis reagimin me transparence dhe e mbyll me informacionin e klasifikuar konfidencial, pak me vone do vendos nese do jem transparente dhe do ju tregoj fotot e helikoptereve qe jane gjendje qe nga vipi e deri tek ai i brazilianit histori me vete kjo. Apo do ruaj sekretin qe me ngjan nje barcalete e lodhur per te fshehur nje mega afere
Nderkohe shijoni nje foto me cougar qe e ngarkuan dhe deshen ta nisnin keshtu udheve te Evropes. Se ne ndjekim “mekanizmat evropiane” ‘ emergjencat specifike natyrore ” … megjithe …. ” kapacitetet tona te brendshme te limituara”. (citim i njoftimit ministror)

foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ "Parada" e deputetëve të Kuvendit! Me ngjyra dhe fustane me lule, rikthehen shtrëngimet e duarve pas...
Previous article DEBATI/ Berisha: Vendet e Beneluksit presin nga Shqipëria marrëveshjen për ekstradimet, por… Ndërhyn Felaj dhe i heq fjalën

F.autor

Postime të ngjashme

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin Aktualitet

FINANCOI TRAFIKIMIN E 485 KG KOKAINË/ U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Markgjonin

E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet në Fier 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë

NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal Aktualitet

NGA PRONAT NË BREGDET TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT