• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ 35-vjeçarja shqiptare gjendet gjysmë e zhveshur dhe e ekzekutuar me plumb në kokë në rrugë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ 35-vjeçarja shqiptare gjendet gjysmë e zhveshur dhe e ekzekutuar me plumb në kokë në rrugë

5 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Trupi i një gruaje shqiptare u gjet në shtratin e lumit Parmignola rreth orës 02:00 të mëngjesit këtë të diele në Sarzara, në provincën e La Spezia. Kufoma u gjet nga disa turistë. Ajo ishte gjysmë e zhveshur dhe dyshimet e para, sipas mediave italiane, janë se mund të bëhet fjalë për një prostitutë.

Ajo është identifikuar si Nevila Pjetri, 35 vjeçe dhe jetonte në Carrara. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shqiptarja fillimisht është rrahur e më pas është vrarë me një plumb në kokë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet. Karabinierët gjetën edhe makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet e vrarë. Autoritetet mësohet se po ashtu po kërkojnë automjetin tek i cili ajo hipi gjatë orëve të vona të natës, sipas disa dëshmitarëve. Karabinierët mësohet se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në një karburant të zonës, ku ndalojnë klientët e prostitutave.

Dëshmitë: Sipas hetuesve, gruaja u pa për herë të fundit orët e vona të së shtunës ndërkohë që hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë. 35-vjeçarja ishte mjaft e njohur në rrethin e saj. Mësohet se ishin mikeshat dhe koleget e saj që dëshmuan për makinën që ajo hipi dhe me të cilën u largua. Një tjetër dëshmitar tha se kishte parë një burrë që tërhiqte kufomën drejt lumit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Sa kushton siguria e Mark Zuckerberg?
Previous article SITUATA NË PD/ Kokalari jep vlerësimet: Boçi votohet, Bylykbashi besnik, Agron Shehaj figurë që...

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit Aktualitet

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT