• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEGAJ SI PRESIDENT E TAKOI TË PARIN/ Alfred Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës
Home
Politikë

BEGAJ SI PRESIDENT E TAKOI TË PARIN/ Alfred Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës

5 June, 2022 s.autor Politikë

Bajram Begaj ditën e parë si President e shfrytëzoi për të marrë këshilla. I zhveshur me dekret presidencial nga roli i tij si ushtarak, takimin e tij të parë Begaj e zhvilloi me një tjetër ish-ushtarak me përvojë presidenciale, Alfred Moisiun. Larg vëmendjes së medias, Begaj dhe Moisiu kanë diskutuar për pozicionin e kreut të shtetit dhe rolin e tij në një situatë vazhdimisht të tensionuar politike. Ish-Presidenti Moisiu i kontaktuar nga Abc e përshkroi në këtë mënyrë takimin me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

“Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë. Unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën”, tha Begaj për Abc.

Por cilat janë këshillat që ish-Presidenti Moisiu i ka dhënë Bajram Begajt?

“Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurova edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me radhë”.

Ish-Presidenti Moisiu nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e opozitës në Kuvend gjatë votimit të kandidaturës së Begajt.

Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm. Duke vlerësuar integritetin e Presidentit të ri dhe përvojën e tij si ushtarak, Moisiu është optimist për rolin që Begaj do të ketë në çështjet e pazgjidhura me Greqinë.

“Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij”.

Pritet që në ditët e ardhshme, Z. Begaj të zhvilloi takime edhe me ish-Presidentë të tjerë të republikës. Të shtunën kandidatura e Begajt në Kuvend mori 78 pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Intervista e plotë

Pyetje: Sot keni zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Nga përvoja juaj a mendoni se Begaj do të jetë një President që do t’ia dalë të jetë i pacënuar nga përplasjet e vazhdueshme politike?

Z.Moisiu: Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madhje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.

Pyetje: Ju shoh shumë optimist për presidnecën e z. Begaj pas takimit me të?

Z.Moisiu: Po unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën.

Pyetje: Kishit ju këshilla për mënyrën se si duhet ta ushtroj ai këtë detyrë?

Z.Moisiu: Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me rradhë.

Pyetje: Moisiu mendon se për kandidaturën e z. Begaj duhet të kishte pasur edhe një konsensus dhe vota të opozitës?

Z.Moisiu: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm.

Pyetje: Ka një çështjet që pritet të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe do të ketë vendimmarrjen e z. Begaj që lidhet me problematikat e pazgjidhura me Greqinë. A mendoni se me përvojën e tij si ushtarak z, Begaj do të jap eksperiencën e tij jo vetëm për mandatimin e një grupi negociator por edhe për të zgjidhur një ngërç të hershëm me Greqinë?

Z.Moisiu: Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Babë e bir kërcënojnë me armë 35-vjeçarin në Kurbin
Previous article I VODHI MAKINËN 30-VJEÇARIT NË LEZHË/ Policia arreston autorin në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT