• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SAGA E KRIMEVE/  Atentati i dështuar që i vuri zjarrin Shkodrës, të gjitha vrasjet e bujshme pas 16 janarit 2018
Home
Breaking News

SAGA E KRIMEVE/ Atentati i dështuar që i vuri zjarrin Shkodrës, të gjitha vrasjet e bujshme pas 16 janarit 2018

3 June, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi mafioz i Naim Bajrit mëngjesin e sotëm në Shkodër është goditja më e fundit e krimit në këtë qytet. Ai u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit më punonjësin e tij pranë tregut të Peshkut në Shkodër, ndërsa mori shtatë plumba në trup, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ekzekutimi i tij vjen vetëm pak javë pas vrasjes po ashtu duke pirë kafenë e mëngjesit të 56-vjeçarit Nazmi Bandualla në Shkodër, i cili mbeti i vdekur në vend pas një breshërie të gjatë automatiku në drejtim të tij, raporton abcnews.al.

Nuk ka të dhëna nëse këto vrasje kanë lidhje me njëra-tjetrën nisur edhe nga fakti se ngjarjet janë të ndërthurura në Shkodër. Megjithatë vlen të theksohet se këto lloj vrasjesh janë përshpejtuar në këtë qytet që prej janarit të vitit 2018.

Sipas gazetarit  Artan Hoxha, do të ishte atentati ndaj Lulzim (Lul) Kullës në 16 janar 2018 në Shkodër ai që do të ndizte sërish Shkodrën pas një qetësie relative. Lul Kulla ishte i afërm I Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua po ashtu në verën e vitit 2018 në Shkodër. Edhe Lici u vra duke pirë kafenë e mëngjesit.

Në atë kohë, policia arrestoi një person nga Elbasani si të dyshuar si porositës i kësaj ngjarjeje të bujshme duke bërë kështu dhe lidhjen mes grupeve kriminale të dy qyteteteve.

Ngjarjat e bujshme pas atentatit ndaj Lulzim Kullës:

16 janar 2018

I bëhet atentat me eksploziv Lulzim (Lul) Kullës, i afërm i Fatbardh Licit. Kulla i shpëtoi këtij atentati me plagë të shumta, ndërsa bomba e vendosur në një motorçikletë pranë makinës së tij shkatërroi dyqanet përrreth duke tronditur mjaft qytetin e Shkodrës.

18 qershor 2018

Vritet në rrethana misterioze në punishten e tij Mehdi Kavaja. Nuk dihet as shkaku dhe as rrethanat e tjera të vrasjes së tij.

15 korrik 2018

Ekzekutohen brenda në makinë, në momentin që po ktheheshin për në shtëpi, ish-efektivi i policisë Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Policia nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vrasje edhe pse ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

11 gusht 2018

Vritet në lokal Fatbardh Lici. Personi i maskuar qëlloi 15 herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Më pas policia gjeti një makinë të djegur. Autori dhe porositësit nuk janë gjetur.

23 gusht 2018

Zhduken pa lënë gjurmë Agron Mollaj dhe Gëzim Hysaj. Prej asaj dite familjarët nuk kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

1 shtator 2018

Ekzekohet duke bërë stërvitje me kalë Arjan Ferracaku. Autori qëlloi fillimisht nga larg me kallashnikov dhe pasi e plagosi iu afrua duke e ekzekutuar edhe nga afër. Policia hetoi në dy pista, atë të një konflikti për pronën si edhe të mos pagesës së një gjobe të vendosur nga grupe kriminale në Shkodër.

11 nëntor 2018

Ekzekutohet me plumb në kokë Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Ai u vra teksa po shiste peshk në tregun e qytetit, ndërsa rrethanat e vrasjes janë ende mister. Asnjë i arrestuar apo i shpallur në kërkim për këtë vrasje.

Mars 2019

U ekzekutua në qytet edhe biznesmeni Ferdinand Polia. Policia ka identifikuar atentatorët dhe ka bërë arrestimin e dy vëllezërve duke shpallur një tjetër në kërkim.

Mars 2019

Ekzekutohen në derën e shtëpisë, Astrit dhe Brahim Bilali. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar për llogari të grupit Bajri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU KANDIDATE PER PRESIDENTE? Berisha: Mos më pyet për farsën elektorale! Është figurë e respektuar, por…
Previous article JANË THJESHT TË ADHURUESHME! 7 tendencat e çantave që do të jenë kudo në 2022

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT