• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSELENCA/ Bursa sa paga minimale e një muaji, këto janë tre kategoritë e studentëve që përfitojnë
Home
Sociale

EKSELENCA/ Bursa sa paga minimale e një muaji, këto janë tre kategoritë e studentëve që përfitojnë

1 June, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja gjatë një takimi me maturantë të shkollave të kryeqytetit.

Pas një analize të hollësishme të regjistrimeve në vitet e fundit në universitetet publike në programe të ndryshme dhe interesit të shprehur nga universitetet, u hartua lista e programeve prioritare që cilat u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.

Studentët që do të përfitojnë në universitete publike përjashtim tarifash dhe bursa që janë sa paga minimale për çdo muaj të studimeve janë 3 kategori.

Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe përjashtimin nga tarifat, edhe pse zgjedhin çdo lloj dege që preferojnë.
Kategoria e dytë e maturantëve që përfitojnë, janë ata me mesatare minimumi 8.5 dhe zgjedhin një nga programet prioritare.

Një tjetër kategori përfituese janë maturantët që kanë zënë një nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, në të cilat ka të paktën 15 vende pjesëmarrëse. Programi që ata zgjedhin lidhet me fushën ku ka marrë çmim.

Studentët që përfitojnë nga ky vendim i këshillit të ministrave kanë detyrimin ligjor që pas diplomimit të punojnë në sektorin shtetërore të paktën 3 vite, pasi qëllimi i këtij vendimi është rritja e efikasitetit të Fondit të Ekselencës.

Ndërkohë, Fondi i Ekselencës do të vazhdojë për studentët që qenë fitues vitet e kaluara, deri në përfundim të studimeve. Vendimi i sotëm nuk i ndikon përfitimet që u takojnë studentëve nga Pakti Për Universitetin, ato do të vijojnë të jenë të njëjta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Putin po “spastron” gjeneralët e tij?! Një tjetër drejtues i rëndësishëm i ushtrisë ruse zhduket, por…
Previous article NUK NJIHET/ Vajza e Alketa Vejsiut bën ndryshimin drastik në pamje (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT