Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit ditën e sotme midis personave të një familje. Sipas raportimeve, dhëndri ka kërcënuar me vdekje vjehrrin e tij.
32-vjeçari ka kanosur vjehrrin e moshuar, duke pretenduar se ky i fundit po i bëhet pengesë në lidhjen me gruan e tij. I riu ka një vajzë 6-muajshe nga lidhja me të shoqen.
Ai i është drejtuar vjehrrit të tij me fjalët: Nëse çika ime nuk vjen të flejë tek unë, ti do të kesh probleme me mua dhe do të të vras.
Dhëndri është dërguar në paraburgim dhe ndaj tij rëndon vepra penale e kanosjes.


