• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUQIA E TRURIT/ Ja cilat janë vitaminat më të mirat
Home
Shëndet

FUQIA E TRURIT/ Ja cilat janë vitaminat më të mirat

31 May, 2022 F.autor Shëndet

Shëndeti i mendjes bazohet ndjeshëm në një regjim të pasur ushqimor me produkte që stimulojnë çdo qelizë të tij.

Më poshtë do të gjeni një listë nga AgroWeb.org, të 7 vitaminave më të mira që fuqizojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe performancën mendore.

Shtatë vitamina të mira për trurin

Vitamina A:

Të gjithë i njohim vlerat e vitaminës A për shëndetin. Por kjo vitaminë është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të trurit.

Vitamina A zgjeron aftësitë e mendjes dhe të sistemit nervor. Ajo përmirëson ndërlidhjen mes zonës së kujtesës dhe mësimit dhe zonës së qelizave.

Kjo vitaminë shërben si antioksidant, një mjet i fuqishëm kundër radikaleve të lira. Burimet më të mira të vitaminës A janë spinaqi, pjeshka, mëlçia dhe kajsitë.

Acidi folik:

Është një nga format e vitaminës B9 dhe mban nën kontroll qelizat e trurit. Acidi folik forcon kujtesën afat shkurtër dhe vigjilencën dhe largon amullinë në veprime dhe letargjinë.

Disa prej burimeve ushqimore më të pasura me acid folik janë barishtet, thjerrëzat, fasulet dhe bishtajoret.

Vitamina B6:

Është një nga vitaminat e kompleksit B e dobishme për  një kujtesë të fortë. Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamine janë pjepri, mishi, drithërat e pasuruar dhe fasulet.

Vitamina B12:

Kjo vitaminë është jetësore për shëndetin e qelizave nervore. Ajo mban të paprekur mielinën e cila mbulon fibrat nervorë dhe lëshon impulse elektrike në tru.

Në këtë mënyrë, kjo vitaminë parandalon sëmundjet e trurit. Vitamina B12 parandalon depresionin dhe luhatjet e humorit dhe rrit vigjilencën.

Ajo parandalon humbjen e kujtesës. Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamin janë peshku, mishi i derrit, shpendëve dhe viçit.

Ju mund të përdorni edhe suplementë të vitaminës B12 në farmaci.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se spirulina është shumë e pasur me vitaminë B12.

Vitamina C:

Radikalet e lira janë një rrezik madhor i qelizave të trurit.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dëmin e këtyre radikaleve është marrja e antioksidantëve.

Vitamina C e luan këtë rol shkëlqyeshëm dhe siguron shëndetin jo vetëm të trurit por edhe të sistemit imunitar dhe zemrës. Burime të mira të vitaminës C janë agrumet dhe bishtajoret.

Vitamina D:

Ndihmon shëndetin e qelizave të trurit dhe mirëmbajtjen e tyre. Burime të mira të vitaminës D janë shpendët, mishi i viçit, mëlçia, djathi, peshku, etj.

Vegjetarianët mund të konsumojnë kërpudha që përmbajnë vitaminën D2, një formë e vitaminës D. Drita e diellit është gjithashtu një burim i mirë i kësaj vitamine.

Vitamina E:

Kjo vitaminë mbron qelizat e trurit dhe nervave nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Ajo ndalon ose vonon progresin e sëmundjes së ALzheimerit tek të moshuarit.

Patatja e ëmbël, barishtet, drithërat dhe arrorët janë burime shumë të mira të kësaj vitamine./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERPLASJA/ Bardhi-Berishës: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan, por jo mua
Previous article KURIOZITET/ Çfarë fshihet brenda piramidave të lashta Maja?

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT