• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BUKË, PUNË, LIRI”/ Gratë afgane protesta në Kabul kundër kufizimeve nga talebanët: Edukimi është e drejta jonë
Home
Nderkombetare

“BUKË, PUNË, LIRI”/ Gratë afgane protesta në Kabul kundër kufizimeve nga talebanët: Edukimi është e drejta jonë

29 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Duke brohoritur “bukë, punë, liri”, dhjetëra gra protestuan në kryeqytetin afgan, Kabul, më 29 maj kundër kufizimeve të ashpra ndaj të drejtave të tyre që talibanët kanë vendosur.

Qëkur u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat e grave. Në shumicën e qyteteve në Afganistan, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Në mars, talebanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme për vajzat.

“Edukimi është e drejta ime! Rihapni shkollat!”, brohoritën protestueset, shumica prej të cilave kishin vendosur shami për të mbuluar të gjithë fytyrën.

Protestueset u mblodhën para Ministrisë së Edukimit. Ato marshuan disa qindra metra para se të përfundonin protestën e tyre, teksa autoritetet vendosën në rrugë luftëtarët talibanë, raportoi AFP.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1“Ne dëshironim që të lexonim një deklaratë, por talebanët nuk na lejuan”, tha Zholia Parsi, e cila doli që të protestonte,

“Ata na morën telefonat dhe po ashtu na ndaluan që të bënim fotografi dhe video të protestës sonë”, tha ajo për AFP.

Qëkur morën pushtetin, pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani, talebanët janë zotuar se do të sundojnë ndryshe nga regjimi brutal në vitet ’90, kur gratë u mbyllën në shtëpitë e tyre, argëtimi u ndalua në mbarë vendin dhe u aplikuan ndëshkime të ashpra, përfshirë edhe ekzekutimet publike.

Por, këto premtime po merren me skepticizëm nga shumë afganë dhe qeveri në mbarë botën, përfshirë ato në Azinë Qendrore. Kjo për faktin se gratë janë detyruar që të largohen nga disa punë qeveritare dhe janë ndaluar që të udhëtojnë të vetme.

Gjatë këtij muaji, lideri suprem i Afganistanit dhe shefi i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, urdhëroi gratë që të mbulohen kur janë në publik, përfshirë edhe fytyrën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN FOTOT/ Ja si u veshën të ftuarit VIP në dasmën e Ilir Shaqirit
Previous article PLAGOSJA NË VLORË/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Prokurorisë, binjakët Romeo e Donald Veshaj do të…

s.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT