Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrës.
Nëna bashkë me dy vajza ka humbur jetën, pasi njëra nga vajzat ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte në dush.
Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën,.


