• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANABISI SHQIPTAR DËRGOHET NË TURQI/ Zbulohet arsyeja pse bandat shqiptare kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura
Home
Aktualitet
Kronikë

KANABISI SHQIPTAR DËRGOHET NË TURQI/ Zbulohet arsyeja pse bandat shqiptare kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura

26 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi goditjet e policisë e bënë më të rrezikshëm kultivimin e kanabisit në natyrë, bandat në dy vitet e fundit i janë drejtuar gjithnjë e më shumë kultivimit të tij në ambiente të mbyllura, të cilat policia nuk mund t’i dallojë nga ajri.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar vetëm tre raste të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, numri i rasteve u rrit në 18 deri në maj të këtij viti.

BIRN i kërkoi policisë të dhëna për pesë vitet e fundit, por ata nuk kishin të dhëna për para vitit 2021.

“Gjatë vitit 2021 janë identifikuar tre raste të kultivimit në ambiente të mbyllura. U asgjësuan 379 bimë kanabis sativa të identifikuara dhe 34 rrënjë kubik”, tha policia.

“Për vitin 2022 janë evidentuar gjithsej 18 raste, nga të cilat në tre raste janë gjetur vetëm elektroshtëpiake, llamba etj, pa bimë për kultivim. U asgjësuan 3342 bimë kanabis sativa dhe 2,318 rrënjë kubik”, shtuan ata.

“Ky lloj aktiviteti i paligjshëm kryhet në hapësira të përshtatura si sera, magazina, tunele, ndërtesa të braktisura, ish-reparte ushtarake etj”, vijoi policia.

Fabian Zhilla, një ekspert sigurie dhe krimi në Tiranë, thotë se shifrat ka të ngjarë të rriten sepse kjo metodë e kultivimit të kanabisit konsiderohet më e sigurt nga hetimet e policisë, krahasuar me të tjerat, dhe se është një metodë e mësuar nga jashtë dhe e vërtetuar që ësjyë efikase.

“Kjo metodë shihet si një mënyrë e sigurt për t’u mbrojtur nga hetimet që policia bën qoftë nga ajri, qoftë nga burime të brendshme. Vjen si rezultat i eksperiencave që shqiptarët kanë fituar kryesisht në Beneluks dhe po i zbatojnë dhe ka pasur sukses”, tha ai për BIRN.

“Ky numër ka gjasa të rritet sepse kjo metodë ka rezultuar efikase. Së dyti, nuk sjell probleme dhe kosto që lidhen me kushtet sezonale”, shtoi ai.

Bazuar në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën, të publikuar në mars të këtij viti, Shqipëria konsiderohet një “vend burim i kanabisit dhe një bazë vendase për grupet e krimit të organizuar që qarkullojnë drogat e paligjshme nga vendet burimore në tregjet evropiane”.

“Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe shkëmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantë kombëtarë shqiptarë.

Sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë shtytësit kryesorë të problemit të kontrollit të drogës në Shqipëri, thotë raporti.

Në një raport të mëparshëm, BIRN vuri në dukje se 8,328 shqiptarë u ndoqën penalisht për kultivim ose trafik kanabisi midis 2013 dhe 2019, nga të cilët 3,739 u dënuan.

Kultivimi i kanabisit në shkallë të gjerë në Shqipëri daton në fillim të viteve 1990, jo shumë kohë pas rënies së diktaturës komuniste, kur gjendja e paqëndrueshme e ekonomisë çoi në trazira të gjera.

E depërtuar nga bandat kriminale gjithnjë e më të fuqishme, industria arriti kulmin në vitin 2016, kur Shqipëria ishte një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë.

Me ndihmën e monitorimeve italiane nga ajri, midis vitit 2013 dhe 2019, autoritetet identifikuan 613 hektarë tokë të mbjellë me kanabis.

Për një kohë të gjatë, kultivimi ishte i përqendruar në dhe rreth fshatit jugor të Lazaratit, dikur i njohur si “kryeqyteti i kanabisit të Evropës”, derisa një bastisje masive e policisë në vitin 2014 shpërndau prodhimin në pjesë të tjera të vendit.

Goditja e dytë në 2017 bëri progres, por nuk arriti ta zhdukte prodhimin, duke e shtyrë përsëri atë në zona edhe më të largëta dhe duke ndihmuar në rritjen e çmimeve./BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET AXHENDA/ Do flitet për situatën në PD, kush janë deputetët e opozitës të ftuar në Kongresin e PPE
Previous article SANKSIONET E BE PËR RUSINË/ Putini shfaqet i relaksuar: Nuk na bëjnë gjë, vijojmë ende të jemi...

s.autor

Postime të ngjashme

PREKËSE/ Rrëfimi i protestueses: Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh Aktualitet

PREKËSE/ Rrëfimi i protestueses: Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT