• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO JETOJMË KOHË TË RREZIKSHME”/ Rama zbardh projektin: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri
Home
Politikë

“PO JETOJMË KOHË TË RREZIKSHME”/ Rama zbardh projektin: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

26 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje konkretizimin e një projekti për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri.

Këto ide, kreu i qeverisë ia prezantoi komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, gjeneral Tod Daniel wolters. Kryeministri Edi Rama i dorëzoi dje medaljen “Ylli i madh i mirënjohjes publike”, komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters.

Në një ceremoni të veçantë, kreu i qeverisë foli me superlativa për gjeneralin dhe kontributin e tij, ku e cilësoi si avokatin më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Do bëjmë plan për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”. Ai bëri me dije se tani plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri.

“Tani na takon ne për të pasur një bazë detare të NATO në Shqipëri, na takon ne t’i japim projektin dhe ai do të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë”, deklaroi kreu i qeverisë. Rama foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBAsë teksa e konsideroi këtë marrëdhënie si gur themeli.

Rama u shpreh se ne kemi mësuar më shumë nga partnerët tanë të fuqishëm. “Ne e nisëm atje ku e lamë në vitin 1991 dhe mesa duket është vendosur një gur themeli i ri. Nuk është përherë e lehtë, ndonjëherë është shumë kërkuese. Duket më sfiduese nga ç’mund të përballojmë, është shumë përmirësues për ne. Nuk guxoj të pyes asnjë prej ambasadorëve amerikanë se çfarë mësojnë nga Shqipëria. Mund t’ju them që ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur. Forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miq dhe aleatët amerikanë, brenda NATO-s dhe në nivel dypalësh. Dhe nëse sot forcat tona të armatosura, kanë shkuar në një nivel që edhe ata më optimistë nuk do guxonin ta përfytyronin 20 vite më parë, kjo ka ndodhur falë miqve dhe aleatëve tanë amerikanë. Sigurisht në këtë raport shumë, ka të bëjë me njerëzit, shumë lidhet me ata të cilët janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënie, ambasadorë, gjeneralë, të dërguar, punonjës të cilët në kuadrin e punës së tyre, duhet të mishërojnë parimet dhe ambiciet e kësaj marrëdhënie. Mes tyre, gjenerali Wolters, ka një vend të posaçëm. Nuk po e them këtë për shkak të rrethanave apo se rasti e do të them ca fjalë”, deklaroi Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË VRAS"/ Policia arreston 43-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në oborrin e fqinjit e tij. Si ndodhi konflikti (FOTO)
Previous article "KA PASUR NJË FTOHJE..."/ Olsi Bylyky flet për krisjen e marrëdhënieve me Bes Kallakun, ja si qëndron e vërteta

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT