• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN DY PERSONA NË AMBIENTET E NJË LOKALI NË TIRANË/ Kryenin aktivitet të paligjshëm. Në telashe pronari i biznesit
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN DY PERSONA NË AMBIENTET E NJË LOKALI NË TIRANË/ Kryenin aktivitet të paligjshëm. Në telashe pronari i biznesit

24 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona u arrestuan nga Policia e Tiranës, në ambientet e një lokali, gjatë një operacioni për goditjen e organizimit të lotarive të palejuara. Teksa pronari i lokalit u procedua në gjendje të lirë, dy të tjerë u shpallën në kërkim.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në Laknas, që shtetasi L. D. e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e këtyre lotarive”, tha policia.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria A”.

seriaa

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Goditet 1 rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit, i cili e kishte e vendosur subjektin e tij, në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Seria A”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. H., 34 vjeç, dhe A. K., 61 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., 44 vjeç, dhe V. D., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Po në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. D., 34 vjeç, pronari i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në Laknas, që shtetasi L. D. e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e këtyre lotarive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ZHGËNJIMIT ME MBAPENË/ Reali i Madridit ndjek me interes yllin e Bajernit të Mynihut
Previous article LUFTA/ Biden: Putin po përpiqet të zhdukë kulturën ukrainase

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë Aktualitet

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë Aktualitet

I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE/ Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT