• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZBËRTHIMI” I DUMANIT/ Lala rrëfen dëshmitë e një personi të përfshirë: Si njihen vrasësit, pagesat dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ZBËRTHIMI” I DUMANIT/ Lala rrëfen dëshmitë e një personi të përfshirë: Si njihen vrasësit, pagesat dhe…

23 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dëshmitë e Nuredin Dumani për vrasje, plagosje dhe grabitje me dhunë kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit. Në studion e emisionit “Opinion” u diskutua këtë të hënë pikërisht në lidhje me këtë çështje.

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer bisedën që ka bërë me një person i cili sipas saj është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Sipas dëshmisë së tij, vrasësit me pagesë njihen nëpër burgje.

Ai u shpreh se ata kanë informacione për njëri tjetrin. Sipas gazetares, ka qenë ky person që ka ngritur dyshime se Talo Çelën, një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri mund të mos e shohin më pasi nuk po e gjejnë prej muajsh, dhe kjo jo nga autoritetet policore, por nga vetë grupet kriminale.

“Në momentin që u arrestua Nuredin Dumani unë dhe Artan Hoxha kemi takuar disa nga personazhet që janë marrë në pyetje gjatë kësaj kohe. Kemi takuar edhe një person, i cili në një farë mënyre është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Nuk ka rëndësi, nuk mund të them emra. Ne e kemi takuar sepse unë dhe Artani po e kërkonim për llogari të punës që ne bëjmë. Donim të kuptonim si rekrutohet Nuredin Dumani, si e merr porosinë ai zotëri. Zotëria në fjalë na shpjegoi, ne punojmë tha, pjesa më e madhe e tyre janë njohur nëpër burgje. Janë njohur në ngjarje të ndryshme kriminale. Kanë informacion për njëri-tjetrin, për bazat që frekuentojnë dhe vendet ku ata rrinë. Përdorin Sky, Matrix, Encrochat e të tjera me radhë. Çdo personazh i botës së krimit që është në Dubai komunikon sot lehtësisht po të dojë edhe me prokurorin e SPAK. Kemi shumë aplikacione, vetëm po i kanë thyer belgët, holandezët e të tjerë me radhë. Vetëm po e thyen ata se për shqiptarët është histori që nuk ndodh. E pyetëm si paguhen këto lekët. Personi në fjalë mua dhe Tanit na ngriti dyshime. Tha Talo Çelën mund të mos e shihni më. Pse i thamë ne të dy. Sepse po e kërkojnë prej disa muajsh dhe nuk po e gjejnë dot. Si po e kërkojnë prej disa muajsh, po e kërkon policia. Jo tha, grupet kriminale kanë kodet e tyre, marrëveshjet e tyre dhe nuk po e gjejnë. Çfarë dua të them me këtë. Gjithë problemi është këtu, ne duhet të na shqetësojë fakti se si bandat kriminale kontaktojnë njëri-tjetrin, bisedojnë… Nuredin Dumani hynte-dilte, kishte baza të sigurta në Shqipëri dhe e para herë që hyn në Elbasan u tradhtua dhe u plagos. Duhet të na shqetësojë shuma e madhe e parave. Kemi rastin e Alban Bengasit, avokatit. Jam tronditur kur e kam lexuar dëshminë. E njoh Bengasin si avokat sikurse njoh dhe dhjetëra avokatë për  shkak të punës që bëj. Më bën përshtypje. Nuredin Dumani thotë që Alban Bengasi na tha që nëse nuk e merrni përsipër do të pajtoj për ta vrarë Gjergj Cukalin sepse e kam liruar nga burgu. Pyetja që shtrohet dhe SPAK duhet ta hetojë. Për çfarë ishte në burg Gjergj Cukali? Ishte si i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit mbi bazën e një prove ADN që u shkatërrua”, tha Lala./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MË TALLTE”/ Del FOTO, ky është efektivi i Policisë që qëlloi për vdekje kolegun në Tiranë
Previous article TRONDITET POLICIA E TIRANËS! Efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda komisariatit. Motivet dhe si ndodhi ngjarja

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT