• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITET POLICIA E TIRANËS! Efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda komisariatit. Motivet dhe si ndodhi ngjarja
Home
Breaking News

TRONDITET POLICIA E TIRANËS! Efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda komisariatit. Motivet dhe si ndodhi ngjarja

23 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tirana është tronditur sot nga një krim i rëndë. Një efektiv policie ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të kolegut të tij, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e komisariatit nr.3 në Rrugën Mine Peza në Tiranë.

Ludian Zaimi, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërkohë që gjithçka duket se ka pasur si zanafillë një sherr të momentit, që çoi në përgjakjen e komisaratiit.

Zaimi, fill pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa tashmë është ndaluar nga efektivët e policisë.

Ndonëse efektivit veteran, që kishte 20 vite në polici, iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë në spital.

Efektivi i arrestuar tashmë, Ludian Zaimi kishte vetëm një vit e gjysmë që shërbente në radhët e efektivëve blu.

Pas ngjarjes reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila bëri të ditur për mediat se “Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”.

Pas ngjarjes në komisariatin nr. 3 në Tiranë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili është njohur nga afër prej vartësve të tij për rrethanat se si ka ndodhur krimi. Lidhur me ngjarjen ka reaguar në mbrëmje edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Bresheri revolveri ne narkokomisariat! Polici i plagosur vdes ne spital! Shpreh ngushëllime familjes se viktimes dhe denoj gjendjen e rende ne narkokomesariate e narkoshtetit”, shkruante ndër të tjera Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZBËRTHIMI" I DUMANIT/ Lala rrëfen dëshmitë e një personi të përfshirë: Si njihen vrasësit, pagesat dhe…
Previous article DËSHMITË E DUMANIT/ Artan Hoxha: Duhet patur kujdes, ja ç’më tha Elton Kila në Holandë pak ditë më parë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT