• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E HAPSIRËS DETARE PËRCILLET NË HAGË/ Dendias sjell në Tiranë mesazhet e kryeministrit grek: Duhet të shkëputemi nga ligji i luftës
Home
Politikë

ÇËSHTJA E HAPSIRËS DETARE PËRCILLET NË HAGË/ Dendias sjell në Tiranë mesazhet e kryeministrit grek: Duhet të shkëputemi nga ligji i luftës

23 May, 2022 s.autor Politikë

Tirana zyrtare dhe Athina kanë vendosur që cështjen e delimitetit të hapësirës detare të çojnë në Hagë. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët me homolgen shqiptare, Olta Xhaçka u shpreh se kanë marrë vendimin që këtë çështje të përcjellin në Hagë.

Diplomati i lartë grek u shpreh se të gjitha diferencat mes dy vendeve, kryesisht për cështjen e detit do të zgjidhen në gjykatën ndërkombëtareë.

Po ashtu, ai u shpreh se duhet të shkëputen nga ligji i luftës, që Greqi ka me Shqipërinë.

“Kryeministrit Edi Rama do t’i përcjell edhe përshëndetjet e kryeministrit grek. Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçante.

Të dyja vendit dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është dicka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt. Ne duhet të diskutojmë mbi çështjet praktike”, tha Dendias.

E të njëjtit mendim ishte edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka, e cila u shpreh se kanë vullnetin për të gjetur kompromis në një palë të tretë, sic është ajo e gjykatës ndërkombetare të Drejtësisë.

“Një tjetër çështje e diskutuar është edhe ajo e delimitimit të zonave detare, e cila paraqet interes të vecantë për dy vendet tona se lidhet me ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare respektive. Rikonfirmuam dhe një herë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për të referuar çështjen te një palë e tretë gjyqësore sic është gjykatë ndërkombëtare e Drejtësisë. Ne besojmë e shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështire sa ajo e hapësirave detare mund të shërbejë dhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet dhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e periudha tragjike e luftës botërore si nevoja abrogimi për ligjin e luftës e çështje për të drejtat e pronësisë” – tha Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS VIDEOS SË DYSHIMTË/ Yll Limani dhe vajza e panjohur për publikun tërheqin sërish vëmendje! Çfarë po ndodh mes tyre?
Previous article "ERDHI QERSHORI, TANI JU RRISIM RROGËN"/ Rama bën humor, mjekët qeshin: Më në fund pas 40 vitesh….

s.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT