• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U NDODH E PAPRITURA REFUGJATËVE NGA LINDJA E MESME/ Gjirokastritët i grabisin sapo hyjnë në kufi
Home
Aktualitet
Kronikë

U NDODH E PAPRITURA REFUGJATËVE NGA LINDJA E MESME/ Gjirokastritët i grabisin sapo hyjnë në kufi

23 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

11 emigrantëve të huaj që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia përmes kufirit të gjelbër janë grabitur.

Policia ka arrestuar një prej atuorëve të akuzuar për vjedhje me dhunë. 21-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Pasi i kanë shoqëruar deri në afërsi të fshatit Mashkullorë me makinat e tyre, më pas i kanë zbritur në tokë emigrantët dhe iu kanë vjedhur paratë, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Morën 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, por gjatë rrugës u vodhën me dhunë një shumë parash dhe aparatet celularë. Identifikohet dhe vihet në pranga nga Policia, njëri prej autorëve të dyshuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Sekuestrohet një shumë parash dhe sende personale të emigrantëve të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se disa persona u kishin marrë më dhunë një shumë parash, sendet personale dhe celularët, 11 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasit:

-A. O., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

21-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Këta shtetas i kanë shoqëruar deri në afërsi të fshatit Mashkullorë, emigrantët, me automjetet e tyre, më pas i kanë nxjerrë nga automjetet dhe iu kanë vjedhur me dhunë, një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA TË RREZIKUAR JEMI NGA LIJA E MAJMUNËVE? Ja çfarë thotë epidemiologu Alimehmeti
Previous article "ISHTE KËRKESË E SAJ"/ Flet Klaudia Pepa: Ja pse u ndjeva e tradhtuar

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT