Rusia do të ndërpresë furnizimin e saj me gaz natyror ndaj Finlandës, ka thënë firma shtetërore finlandeze e energjisë Gasum, pasi vendi nordik refuzoi të paguajë për furnizimet në rubla.
Muajin e kaluar, Rusia u kërkoi vendeve evropiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska. Masa vjen gjithashtu pas një njoftimi se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Gasum tha se lëvizja ishte “për të ardhur keq”, por tha se nuk do të kishte ndërprerje për klientët.
Kontrata e furnizimit do të përfundonte të shtunën në orën 7:00 (04:00 GMT), shtoi ai. Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane.


