• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Kush është prokurori i Durrësit që mbylli dosjen e vrasjes së Elvis Dedes për 200 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Kush është prokurori i Durrësit që mbylli dosjen e vrasjes së Elvis Dedes për 200 mijë euro

20 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dosja e SPAK për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, me bashkëpunëtorë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, përpos të tjerave, nxjerrë në pah edhe implikimin e segmenteve të drejtësisë. Rasti më flagrant dhe i përmasave të rënda konsiston në mbylljen e dosjes pa autor për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Deda në vitin 2012, në Durrës, nga Prokuroria e Durrësit, në një kohë kur mamaja e tij, Fatmira Deda, denonconte Festim Qolin si vrasësin e djalit të saj.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulja Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmenin, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda. Dumani thotë se kishte kontraktuar Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro. Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, kur ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, për të mbyllur çështjen e vrasjes së Elvis Dedes, të cilit i kishte para borxh. Dosja është mbyllur pa autor nga një prokuror në Prokurorinë e Durrësit, ku paratë e vrasësit kanë dominuar mbi përpjekjet e Fatmira Dedes për drejtësi. Të implikuar mund të jetë edhe oficerë të policisë gjyqësore dhe gjyqtarë, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit.

Gjatë rrëfimit të krimeve të porositura, Nuredin Dumani tregon se ishte avokati Alban Bengasi ishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Avokati i njohur kërkonte vrasjen e bashkëshortes, me të cilën ishte në proces divorci, pasi ishte i pakënaqur nga dhunimi i saj, me porosi të tij, në 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Dhunimin e Blerta Bengasi ia kishte kërkuar Festim Qoli kundrejt pagesës Nuredin Dumanit, pasi donte ta bënte si nder ndaj avokatit Alban Bengasi. Avokati kishte kërkuar me patjetër që Blertës t’i thyenin dorën ose këmbën. Dumani refuzon vrasjen pasi i ishin dukur pak 120 mijë euro.

Gjatë rrugës, Festim Qoli i kishte kërkuar që të merrte përsipër vrasjen Blerta Bengasi, pasi bashkëshorti i saj avokat i duhej, sepse kishte lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë.

Blerta Bengasi dhe Alban Bengasi ishin në proces divorci. Çuditërisht, gjykata vendosi që kujdestarinë e dy fëmijëve 7 dhe 18 vjeç t’i kalonte të atit, pra avokatit, edhe pse Blerta Bengasi, si nënë, i plotësonte të gjitha kushte ligjore. Vendimin e ka marrë gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku. Në një denoncim për mediat, Blerta Bengasi hedh dyshime për ndikim të avokatit tek gjyqtarja. Megjithatë, sipas vendimit, Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, vendim i cili, sipas Blertës, nuk u lejua që të zbatohej nga avokati.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTARËSIMI NË NATO/ Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz të Finlandës
Previous article NUK NDALET NOIZY/ Brenda një jave publikon dy këngë

F.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT