Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sërish kundër nismës së Ballkanit të Hapur, duke thënë se Ballkani i Haur po largon Shqipërinë nga Kosova.
“Rama flet për drogën, kanabisin, kanabisin, kanabisin. Kjo është bota e tij bujqësore. Ka rrethuar botën në armiqësi. Rama ndihet afër me Beogradin. Kosova ndihet larg me Tiranën.
Duhet ta largojmë sa më parë këtë qeverisje. Sot nga kërkesat e kokainës njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të përjavshme. Gardiani i portit të Durrësit është famëzi i Xibrakës. Rama zëvendësoi shtetit ligjor me narkoshtetin.
Në mandatin e dytë korruptoi drejtimin e opozitës, e lidhi në afera dhe e shtroi në një fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin e identitetin e tij”
Po ta shihni retorikën e Edi Ramës, vitet e fundit, nuk e gjeni të thotë një fjalë të keqe për Vuçiç, kurse sa herë që flet kundër Europës. Pra Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen.
Janë doktrina të tjera që kërkojnë të na zhdukin. Ballkani i Hapur, shkatërrim i Korçës por edhe Shqipërisë. Na thotë t’i hapim të gjithë kufijtë dhe të vërshojnë serbët këtu”, tha Berisha nga Korça.
Takimi i Berishës me demokratët e Korçës u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.
Kjo është dita e shtatë e turit elektoral të Sali Berishës.
Zgjedhjet për kreun e PD-së do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.


